PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Amanda seyfriedAmanda Seyfried paralajmëron rikthimin në rolin e Elizabeth Holmes
2 min čitanja
Amanda seyfried

Amanda Seyfried paralajmëron rikthimin në rolin e Elizabeth Holmes

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Amanda Seyfried kishte lënë të kuptohej më herët se do ta interpretonte sërish Elizabeth Holmes, kur gjatë një interviste për “CBS News Sunday Morning”, në vitin 2025, iu kërkua të improvizonte një fjali në stilin e themelueses së Theranos.Në një intervistë që është rikthyer së fundmi në vëmendje, aktorja, me një buzëqeshje, tha se kohët e fundit kishte pasur 'pak praktikë' në imitimin e saj.Seyfried e ka interpretuar sërish Holmes në dokumentarin "You Can See Everything", të realizuar nga kompania e produksionit A24, me regji nga Nathan Fielder dhe Lance Oppenheim. - YouTube www.youtube.com Filmi e ndjek Holmes gjatë 34 ditëve para se ajo të dorëzohej në burg, më 30 maj 2023, për të vuajtur dënimin prej 11 vjetësh për mashtrim.Aktorja e kishte interpretuar më parë themeluesen e Theranos në miniserinë "The Dropout", të vitit 2022, rol për të cilin fitoi çmimin Emmy. Gjatë përgatitjeve për këtë personazh, Seyfried kishte kaluar orë të tëra duke shikuar incizime të dëshmive të Holmes, në mënyrë që të kuptonte mënyrën e saj të të folurit dhe sjelljen.Në dokumentarin e ri, Seyfried shikon edhe pamjet ku Holmes e sheh për herë të parë interpretimin e saj në serialin "The Dropout". Ajo shfaqet gjithashtu në rindërtimet e bisedave që Fielder nuk i kishte filmuar, si dhe në skena të bazuara në kujtimet e regjisorit.Dokumentari aktualisht po shfaqet në kinema. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Amanda Seyfried kishte lënë të kuptohej më herët se do ta interpretonte sërish Elizabeth Holmes, kur gjatë një interviste për “CBS News Sunday Morning”, në vitin 2025, iu kërkua të improvizonte një fjali në stilin e themelueses së Theranos.Në një intervistë që është rikthyer së fundmi në vëmendje, aktorja, me një buzëqeshje, tha se kohët e fundit kishte pasur 'pak praktikë' në imitimin e saj.Seyfried e ka interpretuar sërish Holmes në dokumentarin "You Can See Everything", të realizuar nga kompania e produksionit A24, me regji nga Nathan Fielder dhe Lance Oppenheim. - YouTube www.youtube.com Filmi e ndjek Holmes gjatë 34 ditëve para se ajo të dorëzohej në burg, më 30 maj 2023, për të vuajtur dënimin prej 11 vjetësh për mashtrim.Aktorja e kishte interpretuar më parë themeluesen e Theranos në miniserinë "The Dropout", të vitit 2022, rol për të cilin fitoi çmimin Emmy. Gjatë përgatitjeve për këtë personazh, Seyfried kishte kaluar orë të tëra duke shikuar incizime të dëshmive të Holmes, në mënyrë që të kuptonte mënyrën e saj të të folurit dhe sjelljen.Në dokumentarin e ri, Seyfried shikon edhe pamjet ku Holmes e sheh për herë të parë interpretimin e saj në serialin "The Dropout". Ajo shfaqet gjithashtu në rindërtimet e bisedave që Fielder nuk i kishte filmuar, si dhe në skena të bazuara në kujtimet e regjisorit.Dokumentari aktualisht po shfaqet në kinema. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…