PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
NaftaBE paralajmëron se Evropës i duhen më shumë rafineri nafte për t’u përballur me krizat energjetike
2 min čitanja
Nafta

BE paralajmëron se Evropës i duhen më shumë rafineri nafte për t’u përballur me krizat energjetike

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Komisioni Evropian po kërkon të ndalë rënien e kapaciteteve të përpunimit të naftës në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se mungesa e rafinerive po e bën Evropën më të cenueshme ndaj krizave energjetike dhe tensioneve gjeopolitike.Komisioneri evropian për Energjinë, Dan Jørgensen, tha se paqëndrueshmëria ndërkombëtare dhe vështirësitë e zgjatura në furnizimin me naftë dizel duhet të shërbejnë si një “këmbanë alarmi” për BE-në, transmeton Telegrafi.Lufta e zgjatur në Lindjen e Mesme, sulmet ndaj rafinerive në Gjirin Persik dhe goditjet ukrainase ndaj rafinerive ruse kanë shtuar presionin mbi tregun global të dizelit, duke kontribuar në rritjen e çmimeve të energjisë.“Duhet ta kundërshtojmë këtë prirje dhe të sigurohemi që Evropa të ketë kapacitete të mjaftueshme dhe fleksibile për përpunimin e naftës, si sot ashtu edhe në të ardhmen. Kjo nuk është vetëm çështje e konkurrueshmërisë ekonomike, por edhe e sigurisë”, deklaroi Jørgensen të mërkurën.Gjermania, Italia, Spanja, Holanda, Franca dhe Belgjika përbëjnë pjesën më të madhe të kapaciteteve të rafinimit në BE. Megjithatë, sipas Komisionit Evropian, rreth një e katërta e rafinerive të bllokut janë mbyllur gjatë 20 viteve të fundit, duke ulur kapacitetin e përgjithshëm me afërsisht 10 për qind.Të mërkurën, Komisioni nisi bisedimet me kompanitë evropiane të rafinimit për të shqyrtuar mënyrat e rritjes së prodhimit të karburanteve në objektet ekzistuese. Diskutime të tjera teknike janë planifikuar në vijim, ndërsa një takim i radhës pritet të mbahet në fillim të vitit 2027 për të vlerësuar përparimin.Sipas Jørgensen, industria ka paraqitur disa propozime që Komisioni do t’i shqyrtojë, por ende nuk është bërë e ditur nëse ato përfshijnë rihapjen e rafinerive të mbyllura, zgjerimin e objekteve ekzistuese apo ndërtimin e kapaciteteve të reja.Komisioni pret që tregu global i dizelit të mbetet i shtrënguar deri në vitin 2027, bazuar në vlerësimet më të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Kjo mund të vazhdojë

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Komisioni Evropian po kërkon të ndalë rënien e kapaciteteve të përpunimit të naftës në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se mungesa e rafinerive po e bën Evropën më të cenueshme ndaj krizave energjetike dhe tensioneve gjeopolitike.Komisioneri evropian për Energjinë, Dan Jørgensen, tha se paqëndrueshmëria ndërkombëtare dhe vështirësitë e zgjatura në furnizimin me naftë dizel duhet të shërbejnë si një “këmbanë alarmi” për BE-në, transmeton Telegrafi.Lufta e zgjatur në Lindjen e Mesme, sulmet ndaj rafinerive në Gjirin Persik dhe goditjet ukrainase ndaj rafinerive ruse kanë shtuar presionin mbi tregun global të dizelit, duke kontribuar në rritjen e çmimeve të energjisë.“Duhet ta kundërshtojmë këtë prirje dhe të sigurohemi që Evropa të ketë kapacitete të mjaftueshme dhe fleksibile për përpunimin e naftës, si sot ashtu edhe në të ardhmen. Kjo nuk është vetëm çështje e konkurrueshmërisë ekonomike, por edhe e sigurisë”, deklaroi Jørgensen të mërkurën.Gjermania, Italia, Spanja, Holanda, Franca dhe Belgjika përbëjnë pjesën më të madhe të kapaciteteve të rafinimit në BE. Megjithatë, sipas Komisionit Evropian, rreth një e katërta e rafinerive të bllokut janë mbyllur gjatë 20 viteve të fundit, duke ulur kapacitetin e përgjithshëm me afërsisht 10 për qind.Të mërkurën, Komisioni nisi bisedimet me kompanitë evropiane të rafinimit për të shqyrtuar mënyrat e rritjes së prodhimit të karburanteve në objektet ekzistuese. Diskutime të tjera teknike janë planifikuar në vijim, ndërsa një takim i radhës pritet të mbahet në fillim të vitit 2027 për të vlerësuar përparimin.Sipas Jørgensen, industria ka paraqitur disa propozime që Komisioni do t’i shqyrtojë, por ende nuk është bërë e ditur nëse ato përfshijnë rihapjen e rafinerive të mbyllura, zgjerimin e objekteve ekzistuese apo ndërtimin e kapaciteteve të reja.Komisioni pret që tregu global i dizelit të mbetet i shtrënguar deri në vitin 2027, bazuar në vlerësimet më të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Kjo mund të vazhdojë

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…