PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gazmend barbullushiShkolla shqipe “Rozafa” në Belgjikë, ambasadori Barbullushi dhuron libra për nxënësit
2 min čitanja
Gazmend barbullushi

Shkolla shqipe “Rozafa” në Belgjikë, ambasadori Barbullushi dhuron libra për nxënësit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shkolla shqipe e Shoqatës “Rozafa” në Gent të Belgjikës po luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe te fëmijët e diasporës, duke u ofruar atyre mundësinë të mësojnë gjuhën amtare dhe të njihen me traditat e kulturën shqiptare.Ditë më parë, nxënësit, mësuesit dhe prindërit e shkollës pritën Ambasadorin e Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, Gazmend Barbullushi, i cili gjatë vizitës u dhuroi nxënësve libra të gjuhës shqipe nga Qendra e Botimeve për Diasporën.Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe historiani Ragip Zekolli.Gjatë takimit, ambasadori bashkëbisedoi me stafin mësimdhënës dhe prindërit për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen dhe mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë.Shkolla shqipe “Rozafa”, nën drejtimin e Lumturije dhe stafit të saj të përkushtuar, synon t'u krijojë fëmijëve një mjedis ku ata mund të zhvillojnë njohuritë gjuhësore, të krijojnë lidhje me prejardhjen e tyre dhe të ruajnë identitetin kombëtar, ndërsa rriten në një shoqëri shumëgjuhëshe.Dhurimi i librave përbën një mbështetje të rëndësishme për procesin mësimor, duke i ndihmuar nxënësit të pasurojnë fjalorin, të zhvillojnë aftësitë e leximit dhe të shkrimit, si dhe të përdorin më me siguri gjuhën shqipe.Për fëmijët shqiptarë që rriten larg atdheut, mësimi i gjuhës amtare ka rëndësi të veçantë, pasi shqipja mbetet një urë lidhëse me familjen, traditat dhe kujtesën ndërbreznore.Përmes nismave të tilla, shkolla shqipe “Rozafa” në Gent vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke u përcjellë brezave të rinj një pjesë të rëndësishme të identitetit të tyre kombëtar./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shkolla shqipe e Shoqatës “Rozafa” në Gent të Belgjikës po luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe te fëmijët e diasporës, duke u ofruar atyre mundësinë të mësojnë gjuhën amtare dhe të njihen me traditat e kulturën shqiptare.Ditë më parë, nxënësit, mësuesit dhe prindërit e shkollës pritën Ambasadorin e Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, Gazmend Barbullushi, i cili gjatë vizitës u dhuroi nxënësve libra të gjuhës shqipe nga Qendra e Botimeve për Diasporën.Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe historiani Ragip Zekolli.Gjatë takimit, ambasadori bashkëbisedoi me stafin mësimdhënës dhe prindërit për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen dhe mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë.Shkolla shqipe “Rozafa”, nën drejtimin e Lumturije dhe stafit të saj të përkushtuar, synon t'u krijojë fëmijëve një mjedis ku ata mund të zhvillojnë njohuritë gjuhësore, të krijojnë lidhje me prejardhjen e tyre dhe të ruajnë identitetin kombëtar, ndërsa rriten në një shoqëri shumëgjuhëshe.Dhurimi i librave përbën një mbështetje të rëndësishme për procesin mësimor, duke i ndihmuar nxënësit të pasurojnë fjalorin, të zhvillojnë aftësitë e leximit dhe të shkrimit, si dhe të përdorin më me siguri gjuhën shqipe.Për fëmijët shqiptarë që rriten larg atdheut, mësimi i gjuhës amtare ka rëndësi të veçantë, pasi shqipja mbetet një urë lidhëse me familjen, traditat dhe kujtesën ndërbreznore.Përmes nismave të tilla, shkolla shqipe “Rozafa” në Gent vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke u përcjellë brezave të rinj një pjesë të rëndësishme të identitetit të tyre kombëtar./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…