Lagjia lakrishtëVullnetarizmi dhe komunitetet që ndërtojmë, mbështetja e BE-së për nismat lokale në Kosovë
2 min čitanja
Lagjia lakrishtë
Vullnetarizmi dhe komunitetet që ndërtojmë, mbështetja e BE-së për nismat lokale në Kosovë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Pas një dite me shi, të cilën e kaluan duke e pastruar lagjen Lakrishtë në Prishtinë, vullnetarët dhe banorët u ulën së bashku për ta ngrënë një vakt, mu aty, në park. Teksa bisedonin për rëndësinë e ruajtjes së pastërtisë, disa banorë tashmë po ofroheshin të ndihmonin në aksionet e pastrimit edhe në pjesë të tjera të qytetit. Ky ishte një nga disa aksione pastrimi të organizuara nga Studio Space, një nismë lokale në Prishtinë. Falë projektit të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Suedia, Studio Space arriti të siguronte pajisje pastrimi, qese për mbeturina dhe ushqim për vullnetarët, përderisa aksionet e pastrimit po shtriheshin në gjithnjë e më shumë lagje. Edhe në Partesh, të rinjtë u mbështetën për të sjellë ndryshime pozitive në komunitetin e tyre. Përmes nismës “Të rinjtë vendosin!”, e mbështetur nga i njëjti projekt, ata u bashkuan për të mbjellë pemë, duke kontribuar në gjelbërimin e komunës së tyre dhe duke lënë pas një kontribut që do të mbetej edhe pas përfundimit të aktivitetit.Kur bashkohen fqinjët“I nisëm këto aksione të pastrimit sepse, si komunitet, e pamë të nevojshme të bënim diçka për ta përmirësuar qytetin ku jetojmë”, tha Endritura Gllogjani nga Studio Space, duke shtuar se aktiviteti i tyre “Lagje të pastra, komunitet i bashkuar” nisi me dhjetë vullnetarë, që pastruan dy lokacione në Prishtinë. Në Lakrishtë, fqinjët që panë se aksioni i pastrimit kishte filluar dolën për të ndihmuar, duke punuar krah për krah me vullnetarët. Edhe banorët e pjesëve të tjera të Prishtinës iu bashkuan aksioneve të pastrimit. Gjithsej, rreth 30 persona iu bashkuan aksionit në qytet, duke ndihmuar në pastrimin e shtatë lagjeve, ndërsa planifikohet që aksionet të vazhdojnë edhe në dy lagje të tjera. Për Mentor Didën, një nga vullnetarët e parë, kujdesi për një lagje i ngjan shumë kujdesit për një familje. Të dyja kërkojnë përkushtim, vëmendje dhe gatishmëri për të kontribuar. “Institucionet i kanë përgjegjësitë e tyre, por edhe ne si qytetarë i kemi t
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.