Aksident hekurudhorPërplasja mes dy trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë, të paktën 64 të vdekur dhe 80 të lënduar
2 min čitanja
Aksident hekurudhor
Përplasja mes dy trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë, të paktën 64 të vdekur dhe 80 të lënduar
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Të paktën 64 persona kanë humbur jetën dhe 80 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së dy trenave të shpejtësisë së lartë në jug të Madridit, të mërkurën, sipas autoriteteve rajonale të Castilla-La Mancha. Ngjarja është cilësuar si një nga aksidentet më vdekjeprurëse hekurudhore në historinë e Spanjës.Aksidenti ndodhi në orën 08:54 sipas kohës lokale, pranë Urda-s, në provincën e Toledos, në një segment të drejtë hekurudhor me dukshmëri të mirë. Shkaqet e përplasjes nuk janë bërë ende të ditura, transmeton Telegrafi.Në aksident u përfshinë dy trena të operuar nga kompanitë spanjolle Renfe dhe Iryo, në linjën Madrid–Sevilje. Sipas Renfe-s, përplasja pranë stacionit të Urda-s bëri që dy vagonët e pasmë të trenit të Iryo-s të dilnin nga shinat. Menjëherë në vendngjarje u dërguan ekipet e emergjencës.Pamjet e publikuara nga mediat lokale treguan rrënojat e të dy trenave të shpërndara përgjatë shinave dhe në një terren të pjerrët pranë tyre. Ekipet e shpëtimit punuan për të ndihmuar të mbijetuarit, ndërsa disa pasagjerë u panë duke u larguar nga zona me bagazhet e tyre.Garda Civile spanjolle dërgoi përforcime në vendngjarje, përfshirë njësi të trafikut, ekipe të mbikëqyrjes ajrore, operatorë dronësh dhe specialistë të mjekësisë ligjore të trajnuar për hetimin e fatkeqësive të mëdha.Autoritetet e emergjencës po monitorojnë situatën dhe po koordinohen me ekipet e mbrojtjes civile në rajonin e Castilla-La Mancha-s.Për shkak të aksidentit, shërbimet e trenave të shpejtësisë së lartë janë pezulluar në të dy drejtimet mes Madridit dhe Andaluzisë, bëri të ditur operatori i infrastrukturës hekurudhore Adif.Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, tha në një postim në rrjetin social X se ishte “i tronditur” nga aksidenti dhe se po qëndronte në kontakt me ministrin e Transportit dhe presidentin e qeverisë rajonale të Castilla-La Mancha-s.Ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Mónica García, e përshkroi përplasjen si një “aksident me pasoja të rënda”, duke paralajmëruar se ajo mund të sh
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.