PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Meriton korenicaMeriton Korenica mund të ishte bashkëlojtar i Ronaldos, menaxheri zbulon prapaskenat e interesimit të Al-Nassr
2 min čitanja
Meriton korenica

Meriton Korenica mund të ishte bashkëlojtar i Ronaldos, menaxheri zbulon prapaskenat e interesimit të Al-Nassr

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Meriton Korenica mund të kishte përfunduar në një skuadër me Cristiano Ronaldon. Futbollisti i Kosovës ishte një nga emrat që tërhoqi interesim të madh gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa në mesin e klubeve që e kishin në radar ishte edhe Al-Nassr.Këtë e ka zbuluar menaxheri i tij, Armend Nexhipi, i cili në një intervistë për Digi Sport të mërkurën ka treguar se për Korenicën kishte interesim nga disa vende të Evropës, por edhe nga Azia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Pati interesim nga klube të Bundesligës 2, Çorumi dhe Konyaspori nga Turqia, Al-Nassr, FC Tokyo, Craiova dhe së fundmi FCSB”, ka deklaruar Nexhipi.Përveç këtyre skuadrave, në garë për shërbimet e reprezentuesit kosovar ishte edhe Monza, që në atë kohë garonte në Serie A, si dhe DC United nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, transferimi i Korenicës nuk u realizua më herët, pasi Cluji kishte kërkuar fillimisht dy milionë euro për kartonin e tij. Sipas Nexhipit, kjo kërkesë mund të ketë ndikuar në zvarritjen e negociatave, ndërsa problemet financiare të klubit rumun e bënë më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje në momentet e fundit me FCSB-në.“Këtë verë mora shumë oferta, si nga Monza, ashtu edhe nga DC United. Herën e parë, Cluji kërkoi dy milionë euro. Kjo ishte ndoshta arsyeja pse transferimi nuk u realizua më herët”, ka treguar menaxheri i futbollistit.Në fund, Korenica iu bashkua FCSB-së, ku tashmë ka shënuar një gol në gjashtë paraqitje. Nexhipi shpreson që mesfushori kosovar të ndihmojë klubin e ri të rikthehet te titulli kampion dhe, pse jo, të sigurojë kualifikimin në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Meriton Korenica mund të kishte përfunduar në një skuadër me Cristiano Ronaldon. Futbollisti i Kosovës ishte një nga emrat që tërhoqi interesim të madh gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa në mesin e klubeve që e kishin në radar ishte edhe Al-Nassr.Këtë e ka zbuluar menaxheri i tij, Armend Nexhipi, i cili në një intervistë për Digi Sport të mërkurën ka treguar se për Korenicën kishte interesim nga disa vende të Evropës, por edhe nga Azia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Pati interesim nga klube të Bundesligës 2, Çorumi dhe Konyaspori nga Turqia, Al-Nassr, FC Tokyo, Craiova dhe së fundmi FCSB”, ka deklaruar Nexhipi.Përveç këtyre skuadrave, në garë për shërbimet e reprezentuesit kosovar ishte edhe Monza, që në atë kohë garonte në Serie A, si dhe DC United nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, transferimi i Korenicës nuk u realizua më herët, pasi Cluji kishte kërkuar fillimisht dy milionë euro për kartonin e tij. Sipas Nexhipit, kjo kërkesë mund të ketë ndikuar në zvarritjen e negociatave, ndërsa problemet financiare të klubit rumun e bënë më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje në momentet e fundit me FCSB-në.“Këtë verë mora shumë oferta, si nga Monza, ashtu edhe nga DC United. Herën e parë, Cluji kërkoi dy milionë euro. Kjo ishte ndoshta arsyeja pse transferimi nuk u realizua më herët”, ka treguar menaxheri i futbollistit.Në fund, Korenica iu bashkua FCSB-së, ku tashmë ka shënuar një gol në gjashtë paraqitje. Nexhipi shpreson që mesfushori kosovar të ndihmojë klubin e ri të rikthehet te titulli kampion dhe, pse jo, të sigurojë kualifikimin në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…