Bashkimi evropianBE-ja shqyrton rregulla më të ashpra për anëtarët e rinj, Mali i Zi bëhet rasti i parë i testimit
2 min čitanja
Bashkimi evropian
BE-ja shqyrton rregulla më të ashpra për anëtarët e rinj, Mali i Zi bëhet rasti i parë i testimit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Bashkimi Evropian ka nisur diskutimet për masa të reja mbrojtëse ndaj vendeve që do t’i bashkohen bllokut në të ardhmen. Propozimet përfshijnë një periudhë prove deri në 15 vjet dhe mundësinë e pezullimit të të drejtave të votës për shtetet që shkelin rëndë vlerat themelore të BE-së.Mali i Zi, vendi që aktualisht konsiderohet në krye të procesit të zgjerimit, pritet të jetë i pari që do t’i nënshtrohet këtyre rregullave të reja, transmeton Telegrafi.Komisioni Evropian i ka propozuar masat si pjesë të një strategjie më të gjerë për përgatitjen e BE-së për zgjerimin e ardhshëm. Ambasadorët e vendeve anëtare kanë diskutuar për herë të parë projektin e dispozitave ligjore, ndërsa Mali i Zi pritet t’i ketë ato të përfshira në traktatin e anëtarësimit.Në një dokument orientues të shpërndarë para takimit, theksohet se Këshilli i BE-së duhet të përcaktojë qëndrimet e veta dhe të japë udhëzime paraprake për zbatimin e masave, në mënyrë që ato të jenë proporcionale, të kenë arsye të qarta aktivizimi dhe periudha të përcaktuara zbatimi.Sipas Euronews, i cili ka siguruar tekstin e propozuar nga Komisioni, vendet anëtare janë të ndara për mënyrën se si duhet të funksionojnë këto mekanizma. Grupi i njohur si “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ku bëjnë pjesë Italia dhe Austria, ka paralajmëruar se masat tepër të rrepta mund ta pengojnë zgjerimin. Në anën tjetër, vende si Holanda dhe Franca kërkojnë garanci më të forta për respektimin e sundimit të ligjit.Puna për formulimin përfundimtar të tekstit do të vazhdojë në nivel teknik, ndërsa një tjetër diskutim mes ambasadorëve pritet të mbahet në nëntor.Një nga propozimet më të rëndësishme është një klauzolë institucionale që do t’i mundësonte BE-së të ndërmarrë masa ndaj anëtarëve të rinj në rast të shkeljeve të rënda të vlerave themelore ose të parimit të bashkëpunimit të sinqertë. Në rastet më serioze, masat mund të përfshijnë edhe pezullimin e të drejtave të votës.Debati është përqendruar veçanërisht te kohëzgjatja e periudhës së prov
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.