PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ministria e transformimit digjital - mkPrezantohet aplikacioni “m.Uslugi”, Andonovski: Po i bëjmë shërbimet më të arritshëm për qytetarët
2 min čitanja
Ministria e transformimit digjital - mk

Prezantohet aplikacioni “m.Uslugi”, Andonovski: Po i bëjmë shërbimet më të arritshëm për qytetarët

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministria e Transformimit Digjital (MTD) sot zyrtarisht lançoi aplikacionin m.Uslugi, aksesin e ri celular në shërbimet publike digjitale dhe dokumentet elektronike të qytetarëve.Në eventin në "Filarmoninë Maqedonase", në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, përfaqësuesve të institucioneve, Bashkimit Evropian, trupit diplomatik, komunitetit akademik dhe të biznesit dhe medias, Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski prezantoi aplikacionin dhe demonstroi drejtpërdrejt funksionalitetet e tij të para, njoftojnë nga MTD.“Kur filluam transformimin digjital, qëllimi nuk ishte të krijonim më shumë aplikacione, portale dhe regjistra. Pyetja ishte shumë më e thjeshtë, si ta bënim shtetin më të arritshëm për qytetarët. Për një kohë shumë të gjatë, shteti për shumë njerëz ka qenë një sportel, orar pune, një dokument dhe të dhëna të humbura që shteti tashmë i ka, por përsëri i kërkon qytetarit t'ia sjellë. Me m.Uslugi, po fillojmë ta ndryshojmë pikërisht atë marrëdhënie”, theksoi Andonovski.Ministri kujtoi se ideja për m.Uslugi filloi në vitin 2024, pas pjesëmarrjes së tij në Samitin "Diia" në Cyrih dhe njohjes së tij me modelin ukrainas "Diia". Koncepti u zhvillua më pas si pjesë e projektit evropian "GovTech4All", përmes programit Evropa Digjitale. Nga atje theksojnë se m.Uslugi është konceptuar si një akses i vetëm celular në shtetin dixhital, me identitet dixhital, dokumente elektronike, shërbime publike dhe njoftime në një vend, dhe në fazat e ardhshme me pagesa të integruara.Aplikacioni m.Uslugi është falas dhe përdorimi i tij është plotësisht vullnetar.Përveç dokumenteve digjitale, nëpërmjet m.Uslugi qytetarët do të kenë çasje edhe në shërbimet e para elektronike nëpërmjet celularit.Ministri theksoi se qëllimi nuk është vetëm transferimi i procedurave ekzistuese administrative nga sporteli në një telefon celular, por thjeshtimi i tyre në mënyrë të konsiderueshme./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministria e Transformimit Digjital (MTD) sot zyrtarisht lançoi aplikacionin m.Uslugi, aksesin e ri celular në shërbimet publike digjitale dhe dokumentet elektronike të qytetarëve.Në eventin në "Filarmoninë Maqedonase", në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, përfaqësuesve të institucioneve, Bashkimit Evropian, trupit diplomatik, komunitetit akademik dhe të biznesit dhe medias, Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski prezantoi aplikacionin dhe demonstroi drejtpërdrejt funksionalitetet e tij të para, njoftojnë nga MTD.“Kur filluam transformimin digjital, qëllimi nuk ishte të krijonim më shumë aplikacione, portale dhe regjistra. Pyetja ishte shumë më e thjeshtë, si ta bënim shtetin më të arritshëm për qytetarët. Për një kohë shumë të gjatë, shteti për shumë njerëz ka qenë një sportel, orar pune, një dokument dhe të dhëna të humbura që shteti tashmë i ka, por përsëri i kërkon qytetarit t'ia sjellë. Me m.Uslugi, po fillojmë ta ndryshojmë pikërisht atë marrëdhënie”, theksoi Andonovski.Ministri kujtoi se ideja për m.Uslugi filloi në vitin 2024, pas pjesëmarrjes së tij në Samitin "Diia" në Cyrih dhe njohjes së tij me modelin ukrainas "Diia". Koncepti u zhvillua më pas si pjesë e projektit evropian "GovTech4All", përmes programit Evropa Digjitale. Nga atje theksojnë se m.Uslugi është konceptuar si një akses i vetëm celular në shtetin dixhital, me identitet dixhital, dokumente elektronike, shërbime publike dhe njoftime në një vend, dhe në fazat e ardhshme me pagesa të integruara.Aplikacioni m.Uslugi është falas dhe përdorimi i tij është plotësisht vullnetar.Përveç dokumenteve digjitale, nëpërmjet m.Uslugi qytetarët do të kenë çasje edhe në shërbimet e para elektronike nëpërmjet celularit.Ministri theksoi se qëllimi nuk është vetëm transferimi i procedurave ekzistuese administrative nga sporteli në një telefon celular, por thjeshtimi i tyre në mënyrë të konsiderueshme./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…