PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Erion veliajErion Veliaj kundërshton transferimin nga burgu i Durrësit në atë të Fierit: Është rrëmbim policor
2 min čitanja
Erion veliaj

Erion Veliaj kundërshton transferimin nga burgu i Durrësit në atë të Fierit: Është rrëmbim policor

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kundërshtuar transferimin nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës drejt burgut të Fierit, duke pretenduar se nuk i është vënë në dispozicion dokumenti zyrtar që urdhëron këtë veprim dhe arsyet ligjore për të.Në një deklaratë për shtyp të publikuar të mërkurën, Veliaj tha se punonjës të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ishin paraqitur në burgun e Durrësit për ta transferuar në Fier.Sipas tij, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga ai dhe avokati i tij për t’u njohur me vendimin dhe arsyetimin ligjor të transferimit, dokumentacioni nuk u është vënë në dispozicion.“Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia”, deklaroi Veliaj.Ai theksoi se nuk ka dhënë pëlqimin për transferimin dhe kundërshtoi mënyrën se si, sipas tij, po realizohet ky proces.Veliaj pretendoi se veprimi po kryhet pa transparencë dhe pa i mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të tij ligjore.Në deklaratën e tij, kryebashkiaku i Tiranës iu drejtua publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke kërkuar ndërhyrjen e tyre urgjente.Ai kërkoi që këto institucione të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e transferimit, të cilin e cilësoi si politik.Deri në momentin e publikimit të kësaj deklarate, në materialin e bërë publik nga Veliaj nuk jepen detaje për arsyet zyrtare të transferimit dhe as qëndrimi i autoriteteve përgjegjëse lidhur me pretendimet e tij. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kundërshtuar transferimin nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës drejt burgut të Fierit, duke pretenduar se nuk i është vënë në dispozicion dokumenti zyrtar që urdhëron këtë veprim dhe arsyet ligjore për të.Në një deklaratë për shtyp të publikuar të mërkurën, Veliaj tha se punonjës të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ishin paraqitur në burgun e Durrësit për ta transferuar në Fier.Sipas tij, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga ai dhe avokati i tij për t’u njohur me vendimin dhe arsyetimin ligjor të transferimit, dokumentacioni nuk u është vënë në dispozicion.“Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia”, deklaroi Veliaj.Ai theksoi se nuk ka dhënë pëlqimin për transferimin dhe kundërshtoi mënyrën se si, sipas tij, po realizohet ky proces.Veliaj pretendoi se veprimi po kryhet pa transparencë dhe pa i mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të tij ligjore.Në deklaratën e tij, kryebashkiaku i Tiranës iu drejtua publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke kërkuar ndërhyrjen e tyre urgjente.Ai kërkoi që këto institucione të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e transferimit, të cilin e cilësoi si politik.Deri në momentin e publikimit të kësaj deklarate, në materialin e bërë publik nga Veliaj nuk jepen detaje për arsyet zyrtare të transferimit dhe as qëndrimi i autoriteteve përgjegjëse lidhur me pretendimet e tij. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…