Albulena haxhiuHaxhiu pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në fokus rruga euroatlantike e Kosovës
2 min čitanja
Albulena haxhiu
Haxhiu pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në fokus rruga euroatlantike e Kosovës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të mërkurën delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të udhëhequr nga nënkryetari i Asamblesë, Alberto Losacco, dhe kryetari i Komisionit Politik, Sverre Myrli.Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, si dhe deputetet Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, anëtare të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.Sipas njoftimit për media të Kuvendit, gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit parlamentar, avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës dhe zhvillimet politike e të sigurisë në vend, rajon dhe Evropë.Haxhiu theksoi rëndësinë historike të NATO-s për Kosovën, duke rikujtuar ndërhyrjen e Aleancës në vitin 1999.“Për qytetarët e Kosovës, NATO-ja lidhet pazgjidhshmërisht me vitin 1999, kur ndërhyrja e Aleancës ishte vendimtare për t’i dhënë fund luftës, masakrave dhe spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Serbisë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit, duke iu referuar qëndrimit të kryetares Haxhiu.Ajo shprehu mirënjohjen e Kosovës për ndërhyrjen dhe mbështetjen e NATO-s, duke theksuar se vendi synon të dëshmojë gatishmërinë për të marrë më shumë përgjegjësi për paqen dhe sigurinë e përbashkët. Gjatë takimit u diskutua edhe për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, përfshirë sulmin e armatosur në Banjskë, si dhe rëndësinë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.Po ashtu, vëmendje iu kushtua zhvillimeve të sigurisë në Evropë, veçanërisht agresionit rus kundër Ukrainës. Sipas njoftimit, Haxhiu rikonfirmoi mbështetjen e Kosovës për popullin ukrainas.Bashkëbiseduesit trajtuan edhe sfidat që paraqesin dezinformimi dhe kërcënimet hibride, duke vënë në pah nevojën për bashkëpunim në mbrojtjen e institucioneve demokratike, besimit të qytetarëve dhe stabilitetit rajonal.Një pjesë e diskutimeve iu kushtua mundësive për thellimin e bashkëpunimit parlamentar, përmes kontakteve të rregullta ndërmjet komisioneve, shkëmbimit të përvojave dhe
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.