Real madridReal Madridi përgatit ofertën e bujshme prej 150 milionë eurosh për yllin e Arsenalit
2 min čitanja
Real madrid
Real Madridi përgatit ofertën e bujshme prej 150 milionë eurosh për yllin e Arsenalit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Real Madridi po planifikon një tjetër goditje të madhe në tregun e transferimeve, me yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, që është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të presidentit Florentino Perez për përforcimin e repartit ofensiv.Sipas mediumit gjerman Fussball News, drejtuesit e klubit madrilen po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të reprezentuesit anglez, për të cilin mund të nevojitet një investim prej të paktën 150 milionë eurosh.Raportohet se skautët e Real Madridit kanë përgatitur tashmë raporte të detajuara mbi paraqitjet, karakteristikat taktike dhe gjendjen fizike të 25-vjeçarit, duke hedhur bazat për kontaktet e para me përfaqësuesit e tij. Interesimi për Sakan lidhet edhe me pasigurinë që rrethon të ardhmen e Rodrygo Goes dhe Brahim Diaz, dy futbollistë që mund të largohen nga Santiago Bernabeu në afatet e ardhshme kalimtare.Pavarësisht se skuadra e Jose Mourinhos po kalon një periudhë pozitive, veçanërisht pas fitores ndaj Barcelonës në El Clasico, drejtuesit madrilenë besojnë se nevojitet një tjetër përforcim i nivelit botëror në repartin ofensiv.Saka konsiderohet një profil ideal falë shpejtësisë, kreativitetit dhe aftësisë për të krijuar raste e për të shënuar gola. Anglezi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Arsenalit gjatë viteve të fundit.Në edicionin e kaluar të Ligës Premier, ai regjistroi shtatë gola dhe pesë asistime, ndërsa realizoi edhe tri herë në Ligën e Kampionëve. Këtë sezon, 25-vjeçari ka shënuar tri gola në shtatë paraqitje në kampionat, përpara se të pësonte një dëmtim muskulor në përballjen me Bayern Munichun. Megjithatë, realizimi i këtij transferimi pritet të jetë jashtëzakonisht i vështirë, pasi Arsenali nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej futbollistëve më të rëndësishëm të projektit të tij.Klubi londinez e ka siguruar të ardhmen e anglezit me një kontratë deri në qershor të vitit 2030, ndërsa paga e tij tejkalon 300 mijë funte në javë, apo rreth 18.6 milionë euro në vit.Sipas raportimeve, Arsenali do t
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.