PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Deborah nicholls-lee“Skandali i shekullit”: Dukesha angleze e akuzuar për tradhti dhe shtrigëri
2 min čitanja
Deborah nicholls-lee

“Skandali i shekullit”: Dukesha angleze e akuzuar për tradhti dhe shtrigëri

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Eleanor Cobham, Dukesha e Glosterit, dukej e destinuar të bëhej mbretëreshë e Anglisë. Pastaj u shpall fajtore për nekromanci, herezi dhe shtrigëri, një skandal që u bë katalizator për Luftërat e Trëndafilave. A ishte ajo sataniste intrigante apo një figurë shahu në politikë? Një roman i ri rrëfen historinë e saj.Nga: Deborah Nicholls-Lee / BBC Përkthimi: Telegrafi.comNë vitin 1441, Eleanor Cobham ishte bashkëshortja e Dukës së Glosterit - Humphrey i Lankasterit, trashëgimtar i pritshëm i mbretit të dobët dhe pa fëmijë, Henry VI. Mundësia për t’u bërë mbretëreshë ishte joshëse dhe shumë pranë. Por, teksa ndikimi i Humphreyt në oborr zbehej, dolën akuzat se Eleanora i ishte kthyer arteve të errëta për të përforcuar të drejtën e tij për trashëgiminë e fronit. Këto çuan në shpalljen e saj fajtore për shtrigëri, me karakter tradhtie, gjë që u bë skandali i shekullit dhe krijoi hapësirë për pretendime rivale ndaj fronit.Tani, ritregimi letrar i historisë së Eleanor Cobhamit nga Philippa Gregory, në romanin Shtriga mbretërore [Royal Witch], po e vë në qendër të vëmendjes një grua që mbahet mend për ambicien dhe bukurinë e saj, por që u bë figurë përçarëse. Disa besojnë se provat kundër shtrigës së parë dhe të vetme mbretërore të Anglisë, të shpallur fajtore, ishin falsifikuar dhe se ajo ishte figurë shahu në një lojë politike, por Gregory paraqet një figurë më të pamëshirshme, e cila ishte vetë autore e fatit të saj.“Ajo iu dorëzua tundimit për të përdorur shtrigërinë për ta vrarë mbretin dhe për ta vendosur veten, përmes bashkëshortit të saj, në fronin e Anglisë”, thotë autorja. “Ajo është një nga ato gra shumë, shumë të rralla të akuzuara për shtrigëri e që në të vërtetë e praktikonin shtrigërinë”.Për disa, kjo ish-damë oborri, e cila ia mori bashkëshortin zonjës së saj, Konteshës së Hejnosë, Jacquelines, teksa ende ishte në shërbimin e saj, ishte figurë e dyshimtë që në fillim - një ndërhyrëse e paskrupullt, mënyra e bujshme e jetesës të së cilës shkaktonte pakënaqësi

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Eleanor Cobham, Dukesha e Glosterit, dukej e destinuar të bëhej mbretëreshë e Anglisë. Pastaj u shpall fajtore për nekromanci, herezi dhe shtrigëri, një skandal që u bë katalizator për Luftërat e Trëndafilave. A ishte ajo sataniste intrigante apo një figurë shahu në politikë? Një roman i ri rrëfen historinë e saj.Nga: Deborah Nicholls-Lee / BBC Përkthimi: Telegrafi.comNë vitin 1441, Eleanor Cobham ishte bashkëshortja e Dukës së Glosterit - Humphrey i Lankasterit, trashëgimtar i pritshëm i mbretit të dobët dhe pa fëmijë, Henry VI. Mundësia për t’u bërë mbretëreshë ishte joshëse dhe shumë pranë. Por, teksa ndikimi i Humphreyt në oborr zbehej, dolën akuzat se Eleanora i ishte kthyer arteve të errëta për të përforcuar të drejtën e tij për trashëgiminë e fronit. Këto çuan në shpalljen e saj fajtore për shtrigëri, me karakter tradhtie, gjë që u bë skandali i shekullit dhe krijoi hapësirë për pretendime rivale ndaj fronit.Tani, ritregimi letrar i historisë së Eleanor Cobhamit nga Philippa Gregory, në romanin Shtriga mbretërore [Royal Witch], po e vë në qendër të vëmendjes një grua që mbahet mend për ambicien dhe bukurinë e saj, por që u bë figurë përçarëse. Disa besojnë se provat kundër shtrigës së parë dhe të vetme mbretërore të Anglisë, të shpallur fajtore, ishin falsifikuar dhe se ajo ishte figurë shahu në një lojë politike, por Gregory paraqet një figurë më të pamëshirshme, e cila ishte vetë autore e fatit të saj.“Ajo iu dorëzua tundimit për të përdorur shtrigërinë për ta vrarë mbretin dhe për ta vendosur veten, përmes bashkëshortit të saj, në fronin e Anglisë”, thotë autorja. “Ajo është një nga ato gra shumë, shumë të rralla të akuzuara për shtrigëri e që në të vërtetë e praktikonin shtrigërinë”.Për disa, kjo ish-damë oborri, e cila ia mori bashkëshortin zonjës së saj, Konteshës së Hejnosë, Jacquelines, teksa ende ishte në shërbimin e saj, ishte figurë e dyshimtë që në fillim - një ndërhyrëse e paskrupullt, mënyra e bujshme e jetesës të së cilës shkaktonte pakënaqësi

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…