Prokuroria speciale e kosovesNdalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ’25”, Prokuroria kërkon paraburgim
1 min čitanja
Prokuroria speciale e kosoves
Ndalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ’25”, Prokuroria kërkon paraburgim
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar në kuadër të rastit “Laboratori ’25”.Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i dyshuari me inicialet B.K. është ndaluar më 28 tetor 2026, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.Rasti lidhet me operacionin policor të realizuar më 21 janar 2025, gjatë të cilit ishte arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar”.Në komunikatën e përbashkët bëhet e ditur se Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin “Laboratori ’25”.Po ashtu, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, brenda afatit ligjor, do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin, ndërsa hetimet janë në vazhdim. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.