PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Blerta deliuDeliu kërkon llogaridhënie urgjente nga KPK-ja për rastin e Arlindës
2 min čitanja
Blerta deliu

Deliu kërkon llogaridhënie urgjente nga KPK-ja për rastin e Arlindës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kërkuar llogaridhënie urgjente nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) lidhur me rastin e Arlindës, duke ngritur pikëpyetje për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse.Përmes një postimi nw rrjetin social nw Facebook, Deliu ka pyetur se kujt tjetër duhej t’i drejtohej Arlinda për të kërkuar ndihmë, duke kritikuar arsyetimet lidhur me institucionet të cilave ajo u ishte drejtuar.Sipas deputetes së PDK-së, kërkesat e Arlindës i ishin drejtuar edhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.Deliu ka bërë të ditur se që të hënën ishte arritur dakordim që KPK-ja të ftohej të martën në Komisionin për Legjislacion, por sipas saj, ftesa dhe mbledhja nuk janë realizuar.“Pse po vonohet llogaridhënia?”, ka pyetur Deliu, duke kërkuar që Këshilli Prokurorial të raportojë sa më shpejt dhe të ofrojë dokumente e përgjigje për çdo veprim dhe mosveprim në këtë rast.Ajo ka theksuar se Arlinda kishte kërkuar mbrojtje nga shteti, ndërsa ka kërkuar që familja e saj të informohet se çfarë kanë bërë institucionet për ta mbrojtur.“Këshilli Prokurorial duhet të raportojë urgjentisht, me dokumente dhe përgjigje për çdo veprim e mosveprim. Arlinda kërkoi mbrojtje nga shteti. Familja e saj meriton ta dijë çfarë bëri shteti për të”, ka deklaruar Deliu. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kërkuar llogaridhënie urgjente nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) lidhur me rastin e Arlindës, duke ngritur pikëpyetje për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse.Përmes një postimi nw rrjetin social nw Facebook, Deliu ka pyetur se kujt tjetër duhej t’i drejtohej Arlinda për të kërkuar ndihmë, duke kritikuar arsyetimet lidhur me institucionet të cilave ajo u ishte drejtuar.Sipas deputetes së PDK-së, kërkesat e Arlindës i ishin drejtuar edhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.Deliu ka bërë të ditur se që të hënën ishte arritur dakordim që KPK-ja të ftohej të martën në Komisionin për Legjislacion, por sipas saj, ftesa dhe mbledhja nuk janë realizuar.“Pse po vonohet llogaridhënia?”, ka pyetur Deliu, duke kërkuar që Këshilli Prokurorial të raportojë sa më shpejt dhe të ofrojë dokumente e përgjigje për çdo veprim dhe mosveprim në këtë rast.Ajo ka theksuar se Arlinda kishte kërkuar mbrojtje nga shteti, ndërsa ka kërkuar që familja e saj të informohet se çfarë kanë bërë institucionet për ta mbrojtur.“Këshilli Prokurorial duhet të raportojë urgjentisht, me dokumente dhe përgjigje për çdo veprim e mosveprim. Arlinda kërkoi mbrojtje nga shteti. Familja e saj meriton ta dijë çfarë bëri shteti për të”, ka deklaruar Deliu. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…