PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Forumi ekonomik gjermano-kosovarForumi Ekonomik Gjermano-Kosovar: Tregtia bilaterale arrin rreth 600 milionë euro, rreth 200 kompani gjermane veprojnë në Kosovë
2 min čitanja
Forumi ekonomik gjermano-kosovar

Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar: Tregtia bilaterale arrin rreth 600 milionë euro, rreth 200 kompani gjermane veprojnë në Kosovë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Thellimi i bashkëpunimit ekonomik, rritja e investimeve dhe zgjerimi i marrëdhënieve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë ishin në fokus të Forumit të tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar, ku përfaqësues të lartë institucionalë dhe ekonomikë të të dyja vendeve vlerësuan potencialin për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit bilateral.Gjatë forumit, Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme për Politikat Ekonomike të BE-së, Tregun e Brendshëm dhe Marrëdhëniet Bilaterale në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë të Gjermanisë, Dr. Nina Wunderlich, theksuan rëndësinë e lidhjeve ekonomike, rolit të diasporës dhe mundësive të reja për investime.Një nga të dhënat kryesore të prezantuara në forum ishte se tregtia bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë arriti rreth 600 milionë euro në vitin 2025, duke shënuar rritje prej afërsisht 15 për qind krahasuar me vitin paraprak.Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli, ka vënë në pah interesimin e madh për pjesëmarrje në forum dhe rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve.“Sot ne duam që Kosova të ketë një vend më të fortë në ekonominë gjermane. Ky forum tregon se sa i madh është interesi për të punuar së bashku”, ka deklaruar Vasolli, duke shtuar se diskutimet do të përqendrohen në inteligjencën artificiale, energjinë, prodhimin e avancuar dhe industrinë. Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, vlerësoi se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve janë të fuqishme, por se ekziston ende hapësirë për zgjerimin e tregtisë dhe rritjen e investimeve.Ai veçoi diasporën kosovare në Gjermani si një faktor të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.“Gjermania është shtëpi për diasporën më të madhe kosovare jashtë vendit, e cila krijon një rrjet të afërt në nivel personal ndërmjet dy vendeve tona”, u shpreh Rudolph, shk

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Thellimi i bashkëpunimit ekonomik, rritja e investimeve dhe zgjerimi i marrëdhënieve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë ishin në fokus të Forumit të tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar, ku përfaqësues të lartë institucionalë dhe ekonomikë të të dyja vendeve vlerësuan potencialin për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit bilateral.Gjatë forumit, Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme për Politikat Ekonomike të BE-së, Tregun e Brendshëm dhe Marrëdhëniet Bilaterale në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë të Gjermanisë, Dr. Nina Wunderlich, theksuan rëndësinë e lidhjeve ekonomike, rolit të diasporës dhe mundësive të reja për investime.Një nga të dhënat kryesore të prezantuara në forum ishte se tregtia bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë arriti rreth 600 milionë euro në vitin 2025, duke shënuar rritje prej afërsisht 15 për qind krahasuar me vitin paraprak.Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli, ka vënë në pah interesimin e madh për pjesëmarrje në forum dhe rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve.“Sot ne duam që Kosova të ketë një vend më të fortë në ekonominë gjermane. Ky forum tregon se sa i madh është interesi për të punuar së bashku”, ka deklaruar Vasolli, duke shtuar se diskutimet do të përqendrohen në inteligjencën artificiale, energjinë, prodhimin e avancuar dhe industrinë. Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, vlerësoi se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve janë të fuqishme, por se ekziston ende hapësirë për zgjerimin e tregtisë dhe rritjen e investimeve.Ai veçoi diasporën kosovare në Gjermani si një faktor të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.“Gjermania është shtëpi për diasporën më të madhe kosovare jashtë vendit, e cila krijon një rrjet të afërt në nivel personal ndërmjet dy vendeve tona”, u shpreh Rudolph, shk

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…