PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
DietaNutricionistja paralajmëron për tri gabime gjatë dobësimit: Dietat strikte mund të kenë efekt të kundërt
2 min čitanja
Dieta

Nutricionistja paralajmëron për tri gabime gjatë dobësimit: Dietat strikte mund të kenë efekt të kundërt

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Personat që dëshirojnë të humbin peshë shpejt shpesh zgjedhin metoda që mund të sjellin rezultate të kundërta. Mjekja dhe nutricionistja María Jose Crispin, nga klinika Clínica Menorca në Madrid, ka identifikuar tri gabime të zakonshme që mund të çojnë në rikthimin e kilogramëve të humbur.Sipas saj, dietat ekstreme që premtojnë dobësim të shpejtë mund të shkaktojnë humbje të masës muskulore dhe të lëngjeve, duke ngadalësuar metabolizmin. Foto ilustrueseKur personat kthehen te ushqyerja e zakonshme, kilogramët e humbur mund të rikthehen, madje edhe në sasi më të mëdha. Për këtë arsye, ajo këshillon krijimin e zakoneve të shëndetshme afatgjata, në vend të kufizimeve të rrepta ushqimore.Gabimi i dytë është përqendrimi vetëm te ushqimi, duke lënë pas dore aktivitetin fizik. Crispin rekomandon kombinimin e ushtrimeve kardio me stërvitjen e forcës, pasi kjo ndihmon në ruajtjen e muskujve, përmirësimin e kondicionit dhe mirëmbajtjen e peshës së arritur.Ndërkaq, gabimi i tretë është eliminimi i plotë i yndyrave nga ushqimi. Nutricionistja thekson se shtimi në peshë lidhet kryesisht me marrjen e tepërt të kalorive, pavarësisht nëse ato vijnë nga yndyrat, proteinat, karbohidratet apo alkooli.Ajo këshillon përfshirjen e yndyrave të shëndetshme në ushqyerjen e përditshme, si ato që gjenden te salmoni, vaji i ullirit dhe avokadoja, duke kufizuar yndyrat trans dhe tepricën e yndyrave të ngopura. Sipas saj, çelësi për një dobësim të qëndrueshëm nuk është uria apo eliminimi i grupeve të tëra ushqimore, por një ushqyerje e ekuilibruar, aktiviteti fizik dhe zakonet që mund të ruhen për një kohë të gjatë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Personat që dëshirojnë të humbin peshë shpejt shpesh zgjedhin metoda që mund të sjellin rezultate të kundërta. Mjekja dhe nutricionistja María Jose Crispin, nga klinika Clínica Menorca në Madrid, ka identifikuar tri gabime të zakonshme që mund të çojnë në rikthimin e kilogramëve të humbur.Sipas saj, dietat ekstreme që premtojnë dobësim të shpejtë mund të shkaktojnë humbje të masës muskulore dhe të lëngjeve, duke ngadalësuar metabolizmin. Foto ilustrueseKur personat kthehen te ushqyerja e zakonshme, kilogramët e humbur mund të rikthehen, madje edhe në sasi më të mëdha. Për këtë arsye, ajo këshillon krijimin e zakoneve të shëndetshme afatgjata, në vend të kufizimeve të rrepta ushqimore.Gabimi i dytë është përqendrimi vetëm te ushqimi, duke lënë pas dore aktivitetin fizik. Crispin rekomandon kombinimin e ushtrimeve kardio me stërvitjen e forcës, pasi kjo ndihmon në ruajtjen e muskujve, përmirësimin e kondicionit dhe mirëmbajtjen e peshës së arritur.Ndërkaq, gabimi i tretë është eliminimi i plotë i yndyrave nga ushqimi. Nutricionistja thekson se shtimi në peshë lidhet kryesisht me marrjen e tepërt të kalorive, pavarësisht nëse ato vijnë nga yndyrat, proteinat, karbohidratet apo alkooli.Ajo këshillon përfshirjen e yndyrave të shëndetshme në ushqyerjen e përditshme, si ato që gjenden te salmoni, vaji i ullirit dhe avokadoja, duke kufizuar yndyrat trans dhe tepricën e yndyrave të ngopura. Sipas saj, çelësi për një dobësim të qëndrueshëm nuk është uria apo eliminimi i grupeve të tëra ushqimore, por një ushqyerje e ekuilibruar, aktiviteti fizik dhe zakonet që mund të ruhen për një kohë të gjatë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…