Prishtina lokaleQeveria vendos për shpronësimin e pronave për tri projekte rrugore në Prizren, Klinë dhe Lipjan
2 min čitanja
Prishtina lokale
Qeveria vendos për shpronësimin e pronave për tri projekte rrugore në Prizren, Klinë dhe Lipjan
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Qeveria e Kosovës ka miratuar tri vendime që lidhen me shpronësimin e pronave private për realizimin e projekteve rrugore në komunat e Prizrenit, Klinës dhe Lipjanit.Vendimet janë marrë në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 28 tetor 2026 dhe përfshijnë ndërtimin e rrugës Korishë–Kabash, rrugën tranzit në Klinë dhe segmentin Banullë–Bresalc të Autostradës Prishtinë–Gjilan–Dheu i Bardhë.Në Prizren, Qeveria ka miratuar shpronësimin përfundimtar të pronave që preken nga ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash, me lidhje në rrugën rajonale R-118.Ky vendim përfshin pronat e paluajtshme, objektet e banimit, objektet përcjellëse dhe ekonomike, kulturat bujqësore dhe investimet e pronarëve në zonat kadastrale Lubizhdë, Skorobishtë, Korishë dhe Kabash.Ndërkaq, për projektin e rrugës tranzit në Klinë, Qeveria ka miratuar shpronësimin preliminar të pronave që preken nga ndërtimi i rrugës nga N9 deri te R-1041, në drejtim të Gurakocit. Projekti përfshin zonat kadastrale Klinë, Klinafc, Dollc dhe Dresnik.Vendimi i tretë ka të bëjë me vazhdimin e shqyrtimit të kërkesës për shpronësimin e pronave në kuadër të projektit të Autostradës Prishtinë–Gjilan–Dheu i Bardhë, në segmentin Banullë–Bresalc.Kjo kërkesë përfshin pronat në zonat kadastrale Smallushë dhe Sllovi, në Komunën e Lipjanit.Shpronësimi i pronave private në Kosovë mund të bëhet për interes publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Procedura përfshin faza të ndryshme, nga shqyrtimi i kërkesës dhe vendimi preliminar deri te vendimi përfundimtar. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.