PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
PragaStudentët e Universitetit të Prishtinës triumfojnë në Inspireli Awards 2026 në Pragë
1 min čitanja
Praga

Studentët e Universitetit të Prishtinës triumfojnë në Inspireli Awards 2026 në Pragë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës kanë shënuar sukses në arenën ndërkombëtare, duke fituar vendin e parë në kategorinë Archicad Prize në konkursin prestigjioz Inspireli Awards 2026.Projekti i tyre “THE CRACK – Connected” u vlerësua me çmimin kryesor në këtë kategori, në mesin e 2.801 projekteve pjesëmarrëse nga 108 shtete të botës, në edicionin e 11-të të këtij konkursi.Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt më 24 tetor në Pragë të Çekisë, ku u shpallën fituesit e garës ndërkombëtare që promovon talentin dhe kreativitetin në fushën e arkitekturës.Ekipi fitues përbëhet nga Argeta Zekaj, Blerta Kaqorraj, Dafina Ahmetaj, Doruntina Sylejmani dhe Florian Shala.Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme për studentët, Fakultetin e Arkitekturës dhe Universitetin e Prishtinës, duke dëshmuar potencialin e të rinjve kosovarë për t’u dalluar në konkurse prestigjioze ndërkombëtare.Fitimi i çmimit në një garë me pjesëmarrje nga 108 shtete e vendos projektin e studentëve të Prishtinës në mesin e punimeve të vlerësuara në këtë edicion të Inspireli Awards 2026./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës kanë shënuar sukses në arenën ndërkombëtare, duke fituar vendin e parë në kategorinë Archicad Prize në konkursin prestigjioz Inspireli Awards 2026.Projekti i tyre “THE CRACK – Connected” u vlerësua me çmimin kryesor në këtë kategori, në mesin e 2.801 projekteve pjesëmarrëse nga 108 shtete të botës, në edicionin e 11-të të këtij konkursi.Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt më 24 tetor në Pragë të Çekisë, ku u shpallën fituesit e garës ndërkombëtare që promovon talentin dhe kreativitetin në fushën e arkitekturës.Ekipi fitues përbëhet nga Argeta Zekaj, Blerta Kaqorraj, Dafina Ahmetaj, Doruntina Sylejmani dhe Florian Shala.Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme për studentët, Fakultetin e Arkitekturës dhe Universitetin e Prishtinës, duke dëshmuar potencialin e të rinjve kosovarë për t’u dalluar në konkurse prestigjioze ndërkombëtare.Fitimi i çmimit në një garë me pjesëmarrje nga 108 shtete e vendos projektin e studentëve të Prishtinës në mesin e punimeve të vlerësuara në këtë edicion të Inspireli Awards 2026./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…