Fitore pacolli-dalipiPacolli njofton për gjobat ndaj kompanive të mbeturinave në Pejë dhe Deçan
2 min čitanja
Fitore pacolli-dalipi
Pacolli njofton për gjobat ndaj kompanive të mbeturinave në Pejë dhe Deçan
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Ministria ka shqiptuar gjoba ndaj disa komunave dhe kompanive rajonale të mbeturinave për dështimet në menaxhimin e tyre.Në një konferencë për media, Pacolli ka njoftuar se Komuna e Istogut është gjobitur me 5 mijë euro, ndërsa ndaj kompanive rajonale të mbeturinave janë shqiptuar disa gjoba.Kompania “Ambienti” në Pejë është gjobitur dy herë, me nga 5 mijë dhe 2 mijë euro, ndërsa kompania “Higjiena” në Deçan është gjobitur me 2 mijë euro.Ministrja ka thënë se gjendja me menaxhimin e mbeturinave në disa komuna të Kosovës është shqetësuese dhe se institucionet qendrore nuk mund të qëndrojnë pasive përballë situatave që rrezikojnë shëndetin publik dhe mjedisin.Pacolli ka bërë të ditur se përmes programit për pastrimin e deponive ilegale, për të cilin janë ndarë një milion euro për kompanitë rajonale, janë larguar mbi 8 mijë tonë mbeturina.Sipas saj, ky proces ka nxjerrë në pah gjendjen e rëndë të kompanive rajonale, të cilat përballen me keqmenaxhim dhe mungesë kritike të mjeteve të punës.Për këtë arsye, ministrja ka njoftuar se është planifikuar buxhet shtesë për ndërhyrje të drejtpërdrejta në situatat kur komunat ose rajonet dështojnë në menaxhimin e mbeturinave.Pacolli ka paralajmëruar se kontrollet në terren do të vazhdojnë, përfshirë monitorimin përmes dronëve dhe kamerave, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që mbeturinat t’i dërgojnë në deponitë e licencuara.Ajo ka bërë të ditur se deponitë legale në rajone janë të hapura çdo të shtunë dhe se qytetarët që hedhin mbeturina në vende të ndaluara do të përballen me masa ndëshkuese.Ministrja ka folur edhe për deponinë ilegale në Zveçan, e cila, sipas saj, paraqet rrezik për ndotjen e lumit, përhapjen e zjarreve në pyjet përreth dhe shëndetin publik, shkruan Telegrafi. Ajo ka njoftuar se është përcaktuar lokacioni për deponinë e re, të ndërtuar me investime të Bashkimit Evropian, dhe se është arritur pajtim në parim për hapjen e saj s
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.