PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Prishtina lokaleMMPH-ja gjobit Komunën e Prishtinës me 10 mijë euro për mbeturinat
2 min čitanja
Prishtina lokale

MMPH-ja gjobit Komunën e Prishtinës me 10 mijë euro për mbeturinat

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka akuzuar Komunën e Prishtinës për mungesë vullneti në përmbushjen e obligimeve për menaxhimin e mbeturinave dhe për keqmenaxhim të ndërmarrjes publike “Pastrimi”.Në një konferencë për media, Pacolli ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës është gjobitur dy herë me nga 5 mijë euro, ndërsa ndërmarrja rajonale e mbeturinave “Pastrimi” është gjobitur me 2 mijë euro.“Komuna e Prishtinës, përveçse po tregon mungesë vullneti për t’i kryer obligimet e saj, po e keqmenaxhon ndërmarrjen publike ‘Pastrimi’”, ka deklaruar Pacolli.Ajo ka thënë se Ministria ka ndërmarrë dhjetëra aksione inspektimi dhe ka shtuar mbikëqyrjen për të parandaluar keqmenaxhimin e mbeturinave.“Për të mbrojtur shëndetin publik, nuk mund të rrimë duarkryq kur krijohen situata emergjente, edhe pse kompetencat tona në menaxhimin e mbeturinave janë të kufizuara”, ka thënë ministrja.Pacolli ka paralajmëruar se kontrollet në terren do të vazhdojnë, përfshirë monitorimin përmes dronëve dhe kamerave, shkruan Telegrafi. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që mbeturinat t’i dërgojnë në deponitë e licencuara, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për ata që i hedhin në vende të ndaluara.Ministrja ka bërë të ditur se përmes programit për pastrimin e deponive ilegale, për të cilin janë ndarë një milion euro për kompanitë rajonale, janë larguar mbi 8 mijë tonë mbeturina.Ajo ka ngritur gjithashtu shqetësimin për gjendjen në deponinë e Mirashit, duke thënë se ekziston nevojë urgjente për mbylljen e saj për shkak të mbingarkesës dhe rrezikut ekologjik.Sipas Pacollit, pas mbylljes së deponisë parashihet rehabilitimi i hapësirës dhe shndërrimi i saj në zonë të gjelbër dhe park mbrojtës. Ndërkohë, caktimi i lokacionit për Qendrën e Menaxhimit të Mbeturinave në Lipjan është cilësuar si i domosdoshëm edhe për sigurimin e financimit prej 50 milionë eurosh nga qeveria gjermane. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka akuzuar Komunën e Prishtinës për mungesë vullneti në përmbushjen e obligimeve për menaxhimin e mbeturinave dhe për keqmenaxhim të ndërmarrjes publike “Pastrimi”.Në një konferencë për media, Pacolli ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës është gjobitur dy herë me nga 5 mijë euro, ndërsa ndërmarrja rajonale e mbeturinave “Pastrimi” është gjobitur me 2 mijë euro.“Komuna e Prishtinës, përveçse po tregon mungesë vullneti për t’i kryer obligimet e saj, po e keqmenaxhon ndërmarrjen publike ‘Pastrimi’”, ka deklaruar Pacolli.Ajo ka thënë se Ministria ka ndërmarrë dhjetëra aksione inspektimi dhe ka shtuar mbikëqyrjen për të parandaluar keqmenaxhimin e mbeturinave.“Për të mbrojtur shëndetin publik, nuk mund të rrimë duarkryq kur krijohen situata emergjente, edhe pse kompetencat tona në menaxhimin e mbeturinave janë të kufizuara”, ka thënë ministrja.Pacolli ka paralajmëruar se kontrollet në terren do të vazhdojnë, përfshirë monitorimin përmes dronëve dhe kamerave, shkruan Telegrafi. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që mbeturinat t’i dërgojnë në deponitë e licencuara, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për ata që i hedhin në vende të ndaluara.Ministrja ka bërë të ditur se përmes programit për pastrimin e deponive ilegale, për të cilin janë ndarë një milion euro për kompanitë rajonale, janë larguar mbi 8 mijë tonë mbeturina.Ajo ka ngritur gjithashtu shqetësimin për gjendjen në deponinë e Mirashit, duke thënë se ekziston nevojë urgjente për mbylljen e saj për shkak të mbingarkesës dhe rrezikut ekologjik.Sipas Pacollit, pas mbylljes së deponisë parashihet rehabilitimi i hapësirës dhe shndërrimi i saj në zonë të gjelbër dhe park mbrojtës. Ndërkohë, caktimi i lokacionit për Qendrën e Menaxhimit të Mbeturinave në Lipjan është cilësuar si i domosdoshëm edhe për sigurimin e financimit prej 50 milionë eurosh nga qeveria gjermane. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…