PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
KosovaGjermania dhe Kosova forcojnë “urat” ekonomike, nis edicioni i tretë i Forumit Ekonomik mes dy vendeve
2 min čitanja
Kosova

Gjermania dhe Kosova forcojnë “urat” ekonomike, nis edicioni i tretë i Forumit Ekonomik mes dy vendeve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Në Prishtinë ka nisur të mbahet edicioni i 3-të i Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, një ngjarje kryesore që bën bashkë liderë biznesi, investitorë dhe politikëbërës nga Gjermania, Kosova dhe e gjithë Evropa.Në ditën e parë, në këtë forum kanë marrë pjesë emra të ndryshëm nga politika, biznesi dhe përfaqësues medial, shkruan Telegrafi.I pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph dhe Besnik Vasolli, drejtori ekzekutiv i agjenecionit të bizneseve gjermano-kosovare.Nga temat kryesore që do të trajtohen në këtë forum, kanë të bëjnë me transformimin digjital, të gjelbër dhe industrial, e ky forum e pozicionon Kosovën si një partner strategjik për kompanitë gjermane — duke ofruar inovacion, fuqi punëtore të kualifikuar dhe me zinxhirë të qëndrueshëm furnizimi. Gjatë këtyre dy ditëve, programi fokusohet në tri shtylla kryesore: Transformimin Digjital & Inteligjencën Artificiale, Energjinë & Infrastrukturën e Qëndrueshme, si dhe Prodhimin e Avancuar. Përveç sesioneve plenare me krerë shtetërorë e ekspertë ndërkombëtarë, pjesëmarrësit do të zhvillojnë takime direkte B2B për t'i shndërruar diskutimet në partneritete konkretet biznesi. Kurse, në ditën e dytë, fokusi do jetë te diaspora dhe të mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve. Telegrafi do t’iu mbajë të informuar në lidhje me zhvillimet e këtij forumi./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Në Prishtinë ka nisur të mbahet edicioni i 3-të i Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, një ngjarje kryesore që bën bashkë liderë biznesi, investitorë dhe politikëbërës nga Gjermania, Kosova dhe e gjithë Evropa.Në ditën e parë, në këtë forum kanë marrë pjesë emra të ndryshëm nga politika, biznesi dhe përfaqësues medial, shkruan Telegrafi.I pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph dhe Besnik Vasolli, drejtori ekzekutiv i agjenecionit të bizneseve gjermano-kosovare.Nga temat kryesore që do të trajtohen në këtë forum, kanë të bëjnë me transformimin digjital, të gjelbër dhe industrial, e ky forum e pozicionon Kosovën si një partner strategjik për kompanitë gjermane — duke ofruar inovacion, fuqi punëtore të kualifikuar dhe me zinxhirë të qëndrueshëm furnizimi. Gjatë këtyre dy ditëve, programi fokusohet në tri shtylla kryesore: Transformimin Digjital & Inteligjencën Artificiale, Energjinë & Infrastrukturën e Qëndrueshme, si dhe Prodhimin e Avancuar. Përveç sesioneve plenare me krerë shtetërorë e ekspertë ndërkombëtarë, pjesëmarrësit do të zhvillojnë takime direkte B2B për t'i shndërruar diskutimet në partneritete konkretet biznesi. Kurse, në ditën e dytë, fokusi do jetë te diaspora dhe të mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve. Telegrafi do t’iu mbajë të informuar në lidhje me zhvillimet e këtij forumi./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…