PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Mikel artetaEliminim turpërues dhe tensione te Arsenali, Arteta kritikohet për sjelljen ndaj 16-vjeçarit
2 min čitanja
Mikel arteta

Eliminim turpërues dhe tensione te Arsenali, Arteta kritikohet për sjelljen ndaj 16-vjeçarit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është përballur me kritika të shumta për mënyrën se si reagoi ndaj përjashtimit me karton të kuq të talentit 16-vjeçar Max Dowman, gjatë eliminimit të skuadrës londineze nga Kupa e Ligës angleze.Arsenali pësoi një eliminim befasues të martën mbrëma nga Fleetwood Town, skuadër e kategorisë së katërt angleze, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa vendasit triumfuan 4-3 pas ekzekutimit të penalltive.Një nga momentet më të diskutueshme të takimit ndodhi në minutën e 85-të, kur Dowman u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një përplasjeje me mesfushorin kundërshtar Harrison Neal.Ky i fundit ndërhyri ashpër nga prapa ndaj talentit të Arsenalit pranë vijës anësore, ndërsa 16-vjeçari reagoi duke e goditur me këmbë. Situata shkaktoi tensione mes futbollistëve, me gjyqtarin Michael Salisbury që vendosi ta përjashtonte Dowmanin për sjellje të dhunshme. Ishte kartoni i parë i kuq në karrierën profesionale të talentit anglez, i cili po zhvillonte ndeshjen e tij të dytë si titullar këtë sezon. Në rundin e mëparshëm të Kupës së Ligës, ai kishte shkëlqyer duke realizuar dy gola ndaj Ipswich Townit.Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte reagimi i Artetës ndaj futbollistit të ri.Teksa Dowman po largohej nga fusha, trajneri spanjoll iu afrua dhe i tha disa fjalë, përpara se ta ndiqte drejt tunelit që çonte në dhomat e zhveshjes.I pyetur në konferencën për shtyp se çfarë i kishte thënë lojtarit, Arteta refuzoi të zbulonte detajet.Sipas Sky Sports, trajneri deklaroi vetëm se bëhej fjalë për diçka që e kishin diskutuar përpara ndeshjes.Ai shtoi se incidenti nuk shihej qartë në pamjet televizive dhe se do ta analizonte situatën përpara se të jepte një vlerësim përfundimtar.Kur u pyet nëse Dowman mund të nxirrte mësime nga ky incident, duke marrë parasysh moshën e tij, Arteta u përgjigj se të gjithë mësojnë nga çdo situatë.Can anyone make out what Arteta said to Dowman after being sent off? https://t.co/iYeNhsDMlS — Connor Humm (@TikiTak

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është përballur me kritika të shumta për mënyrën se si reagoi ndaj përjashtimit me karton të kuq të talentit 16-vjeçar Max Dowman, gjatë eliminimit të skuadrës londineze nga Kupa e Ligës angleze.Arsenali pësoi një eliminim befasues të martën mbrëma nga Fleetwood Town, skuadër e kategorisë së katërt angleze, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa vendasit triumfuan 4-3 pas ekzekutimit të penalltive.Një nga momentet më të diskutueshme të takimit ndodhi në minutën e 85-të, kur Dowman u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një përplasjeje me mesfushorin kundërshtar Harrison Neal.Ky i fundit ndërhyri ashpër nga prapa ndaj talentit të Arsenalit pranë vijës anësore, ndërsa 16-vjeçari reagoi duke e goditur me këmbë. Situata shkaktoi tensione mes futbollistëve, me gjyqtarin Michael Salisbury që vendosi ta përjashtonte Dowmanin për sjellje të dhunshme. Ishte kartoni i parë i kuq në karrierën profesionale të talentit anglez, i cili po zhvillonte ndeshjen e tij të dytë si titullar këtë sezon. Në rundin e mëparshëm të Kupës së Ligës, ai kishte shkëlqyer duke realizuar dy gola ndaj Ipswich Townit.Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte reagimi i Artetës ndaj futbollistit të ri.Teksa Dowman po largohej nga fusha, trajneri spanjoll iu afrua dhe i tha disa fjalë, përpara se ta ndiqte drejt tunelit që çonte në dhomat e zhveshjes.I pyetur në konferencën për shtyp se çfarë i kishte thënë lojtarit, Arteta refuzoi të zbulonte detajet.Sipas Sky Sports, trajneri deklaroi vetëm se bëhej fjalë për diçka që e kishin diskutuar përpara ndeshjes.Ai shtoi se incidenti nuk shihej qartë në pamjet televizive dhe se do ta analizonte situatën përpara se të jepte një vlerësim përfundimtar.Kur u pyet nëse Dowman mund të nxirrte mësime nga ky incident, duke marrë parasysh moshën e tij, Arteta u përgjigj se të gjithë mësojnë nga çdo situatë.Can anyone make out what Arteta said to Dowman after being sent off? https://t.co/iYeNhsDMlS — Connor Humm (@TikiTak

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…