Toni kroosKroos mahnitet nga Mourinho pas El Clasicos, zbulon si e shkatërroi lojën e Barcelonës
2 min čitanja
Toni kroos
Kroos mahnitet nga Mourinho pas El Clasicos, zbulon si e shkatërroi lojën e Barcelonës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka vlerësuar lart punën taktike të Jose Mourinhos pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në El Clasico, duke theksuar se strategjia e trajnerit portugez ishte vendimtare për triumfin e madrilenëve.Ish-mesfushori gjerman analizoi paraqitjen e Real Madridit në Camp Nou, duke lavdëruar guximin e skuadrës, organizimin defensiv dhe mënyrën se si lojtarët arritën të shfrytëzonin dobësitë e rivalëve katalunas.Kroos kujtoi se Barcelona kishte dominuar përballjet e fundit mes dy skuadrave, por theksoi se këtë herë situata ishte krejtësisht ndryshe.“Gjatë dy viteve të fundit, El Clasico ka shkuar në favor të Barcelonës. Fatkeqësisht, kështu kishte ndodhur në gjashtë apo shtatë përballjet e fundit dhe këtë e prisnim edhe para ndeshjes, duke marrë parasysh se Madridi kishte pranuar mesatarisht katër gola në ato takime”, deklaroi Kroos. “Por gjërat kanë ndryshuar dhe duhet ta lavdëroj punën e Mourinhos. Ata luajtën shkëlqyeshëm dhe ai përgatiti një plan fantastik. Të luash me top kundër kësaj Barcelone është një arritje e madhe, sepse katalunasit kanë vështirësi kur nuk e kontrollojnë posedimin”, shtoi gjermani.Kroos u ndal edhe te organizimi taktik i madrilenëve, duke veçuar mënyrën se si skuadra neutralizoi disa prej lojtarëve kryesorë të Barcelonës.“Lojtarët e Real Madridit ishin të pozicionuar shumë mirë. U befasova kur pashë Huijsenin duke mbuluar Ferminin. Futbollistë si Pedri dhe Raphinha dukeshin të parehatshëm, ndërsa Madridi i detyroi të bënin gabime që zakonisht nuk i bëjnë”.“Real Madridi fitoi pothuajse të gjitha duelet sepse ishte më intensiv. Skuadra mbrohej si një grup i bashkuar dhe zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, si në aspektin defensiv, ashtu edhe në lojën me top”, vazhdoi ai. Megjithatë, ish-mesfushori nuk hezitoi ta vlerësonte Barcelonën si skuadrën që aktualisht luan futbollin më dominues, por identifikoi edhe dobësinë kryesore të katalunasve.“Barcelona është skuadra më e mirë sa i përket lojës së futbollit, sepse arrin t'
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.