Shendeti ne rend te parePërballja me kancerin e gjirit – Saranda tregon sfidat që po kalon
2 min čitanja
Shendeti ne rend te pare
Përballja me kancerin e gjirit – Saranda tregon sfidat që po kalon
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Nëntë ndërhyrje kirurgjikale, ndryshime të mëdha fizike dhe një përballje e vazhdueshme emocionale. Kjo është një pjesë e rrugëtimit të Saranda Jakupit, e cila prej më shumë se gjashtë vjetësh po përballet me kancerin e gjirit.Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati” ajo ka rrëfyer vështirësitë që ka kaluar dhe sfidat me të cilat vazhdon të përballet. Jakupi ka treguar se deri më tani i është nënshtruar nëntë operimeve, përfshirë ndërhyrjet në të dy gjinjtë dhe në pjesë të tjera të trupit.Ajo ka folur hapur për ndikimin që këto ndërhyrje kanë pasur në jetën e saj, duke theksuar se përballja me kancerin nuk përfundon me trajtimet dhe operimet, por vazhdon edhe në aspektin psikologjik.Saranda ka treguar se, megjithëse me kalimin e kohës është mësuar me ndryshimet fizike që ka përjetuar, pranimi emocional i tyre mbetet një nga sfidat më të mëdha.“Unë jam operu prej dy gjive, kam pasë edhe gjashtë intervenime të tjera në pjesën aksillare. Tash, para katër muajve, e kam bërë edhe operimin e nëntë në pjesën e qafës. Për kah pamja jam adaptu, ama përbrenda hala nuk muj, e kam vështirë”, rrëfeu Jakupi.Përveç ndërhyrjeve kirurgjikale, ajo vazhdon të përballet edhe me trajtime onkologjike, të cilat kanë ndikuar në gjendjen e saj fizike dhe emocionale.Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.