KonkursiU premtua brenda dy muajsh, konkursi për specializime ende pa datë - MSH-ja tregon arsyet e vonesës
2 min čitanja
Konkursi
U premtua brenda dy muajsh, konkursi për specializime ende pa datë - MSH-ja tregon arsyet e vonesës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se konkursi i ri për specializime do të hapet së shpejti, pas rishikimit të draftit si pasojë e një aktgjykimi të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me shkollimin specialistik të farmacistëve.Në përgjigjen e dhënë për Telegrafin, Ministria ka sqaruar se përgatitjet për konkursin kanë nisur në korrik të këtij viti, ndërsa drafti përfundimtar ishte gati për publikim në shtator. Megjithatë, procesi është shtyrë pas zhvillimeve gjyqësore që lidhen me specializimin në Biokimi Klinike.“Lidhur me konkursin për specializime, ju njoftojmë se punët kanë filluar që në korrik 2026. Drafti i parë ka qenë subjekt i diskutimeve dhe sqarimeve me institucione të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.Sipas MSH-së, drafti përfundimtar ishte përgatitur për publikim në shtator, por situata ndryshoi fillimisht pas një aktpadie të dërguar në Gjykatën Supreme dhe më pas pas vendimit të kësaj gjykate për specializimet e magjistrave të farmacisë, konkretisht në fushën e Biokimisë Klinike.“Pasi kemi pranuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme, është konstatuar se vendimi i kësaj gjykate jo vetëm që ua ndalon farmacistëve specializimin në fushën e Biokimisë Klinike, por edhe në të gjitha fushat e dedikuara për farmacistët”, ka bërë të ditur Ministria.Bëhet fjalë për Udhëzimin Administrativ (Shëndetësi) nr. 02/2026 për Shkollimin Specialistik, të cilin Gjykata Supreme e ka shfuqizuar pjesërisht me aktgjykimin P.A. nr. 23/2026, të publikuar më 9 tetor 2026. Vendimi lidhet me dispozitën që përcaktonte fushat e specializimit për personat me master në Farmaci, përfshirë Biokiminë Klinike.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky zhvillim gjyqësor bëri të nevojshëm rishikimin e draftit të konkursit të ri për specializime.Çfarë vendosi Gjykata Supreme?Aktgjykimi P.A. nr. 23/2026 i Gjykatës Supreme, i publikuar në Gazetën Zyrtare më 9 tetor 2026, ka të bëjë me ligjshmërinë e dispozitës së Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026 për Shkollimin Speciali
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.