PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lufta në ukrainëPozicionet e Ukrainës në vijën e frontit janë më të forta se sa kanë qenë prej kohësh — thotë Zelensky
2 min čitanja
Lufta në ukrainë

Pozicionet e Ukrainës në vijën e frontit janë më të forta se sa kanë qenë prej kohësh — thotë Zelensky

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se pozicionet e Ukrainës në vijën e frontit këtë vit mbeten më të forta se sa kanë qenë prej një kohe të gjatë.Zelensky tha të martën se Ukraina do të ishte në një pozicion shumë më të favorshëm nëse mbështetja ushtarake nga partnerët e saj do të vazhdonte të ishte po aq e fuqishme sa më parë."Fatkeqësisht, ka kufizime të konsiderueshme në furnizime, ndërsa paketat e mbrojtjes ajrore po vonohen", tha ai në fjalimin e tij të mbrëmjes, duke theksuar se Kievi nuk ka raketa të mjaftueshme për sistemet e mbrojtjes ajrore "Patriot", gjë që e bën të vështirë mbrojtjen kundër sulmeve ruse.Duke iu referuar një raporti nga komandantë të lartë, Zelensky përmendi për herë të parë operacionin "Veles", i cili shfrytëzoi tubacionet në verilindje të Ukrainës. Ai foli gjithashtu për një operacion sulmi ajror në Ukrainën lindore dhe operacionin "Vivaldi" më në veri, të cilët kishin për qëllim të ndalonin përparimin rus në zona kyçe.Ai tha se operacioni "Veles" u zhvillua pranë Kupianskut, një qytet në rajonin verilindor të Kharkiv-it, i cili u rimor nga forcat ukrainase në fund të vitit 2022, por që prej asaj kohe ka qenë nën presion të vazhdueshëm rus."Është një operacion i fuqishëm, i planifikuar mirë dhe i mbështetur në teknologji. Rusët u përpoqën të përdornin tubacionet nëntokësore të gazit për të depërtuar përtej pozicioneve tona", citohet të ketë thënë Zelensky."Luftëtarët tanë e kthyen këtë taktikë kundër rusëve dhe e përdorën infrastrukturën nëntokësore kundër pushtuesve me sukses të jashtëzakonshëm", u shpreh ai.Sa i përket ofensivës "Vivaldi", një komandant i lartë raportoi muajin e kaluar se Trupi i Tretë i Ushtrisë së Ukrainës kishte pastruar një zonë prej 75 kilometrash katrorë nga grupet ruse të infiltrimit dhe kishte rimarrë nën kontroll 10 kilometra katrorë të tjerë.Detyrë e vështirëAi bëri të ditur se, gjatë muajit tetor, Rusia ka lëshuar më shumë se 100 raketa balistike drejt Kievit dhe rajonit përreth."Ne po bëjmë gjithçk

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se pozicionet e Ukrainës në vijën e frontit këtë vit mbeten më të forta se sa kanë qenë prej një kohe të gjatë.Zelensky tha të martën se Ukraina do të ishte në një pozicion shumë më të favorshëm nëse mbështetja ushtarake nga partnerët e saj do të vazhdonte të ishte po aq e fuqishme sa më parë."Fatkeqësisht, ka kufizime të konsiderueshme në furnizime, ndërsa paketat e mbrojtjes ajrore po vonohen", tha ai në fjalimin e tij të mbrëmjes, duke theksuar se Kievi nuk ka raketa të mjaftueshme për sistemet e mbrojtjes ajrore "Patriot", gjë që e bën të vështirë mbrojtjen kundër sulmeve ruse.Duke iu referuar një raporti nga komandantë të lartë, Zelensky përmendi për herë të parë operacionin "Veles", i cili shfrytëzoi tubacionet në verilindje të Ukrainës. Ai foli gjithashtu për një operacion sulmi ajror në Ukrainën lindore dhe operacionin "Vivaldi" më në veri, të cilët kishin për qëllim të ndalonin përparimin rus në zona kyçe.Ai tha se operacioni "Veles" u zhvillua pranë Kupianskut, një qytet në rajonin verilindor të Kharkiv-it, i cili u rimor nga forcat ukrainase në fund të vitit 2022, por që prej asaj kohe ka qenë nën presion të vazhdueshëm rus."Është një operacion i fuqishëm, i planifikuar mirë dhe i mbështetur në teknologji. Rusët u përpoqën të përdornin tubacionet nëntokësore të gazit për të depërtuar përtej pozicioneve tona", citohet të ketë thënë Zelensky."Luftëtarët tanë e kthyen këtë taktikë kundër rusëve dhe e përdorën infrastrukturën nëntokësore kundër pushtuesve me sukses të jashtëzakonshëm", u shpreh ai.Sa i përket ofensivës "Vivaldi", një komandant i lartë raportoi muajin e kaluar se Trupi i Tretë i Ushtrisë së Ukrainës kishte pastruar një zonë prej 75 kilometrash katrorë nga grupet ruse të infiltrimit dhe kishte rimarrë nën kontroll 10 kilometra katrorë të tjerë.Detyrë e vështirëAi bëri të ditur se, gjatë muajit tetor, Rusia ka lëshuar më shumë se 100 raketa balistike drejt Kievit dhe rajonit përreth."Ne po bëjmë gjithçk

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…