Aleksandar matkoviqRevolucioni pa udhëheqës ka përfshirë Serbinë
2 min čitanja
Aleksandar matkoviq
Revolucioni pa udhëheqës ka përfshirë Serbinë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Nga: Aleksandar Matkoviq / The Guardian (titulli: A leaderless revolution has swept Serbia. The world should be watching) Përkthimi: Telegrafi.comMë shumë se një dekadë më parë, themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, i tha një intervistuesi në Beograd se Serbia ishte “një vend ku e ardhmja ndodh e para”. Kjo frazë qarkulloi gjerësisht në rrjetet sociale serbe gjatë javëve para zgjedhjeve të së dielës, por në një mënyrë që 10 vjet më parë do të dukej e pamundur. Kush do ta kishte përfytyruar atëherë se Serbia e sotme mund të ishte në pararojë të ndryshimit demokratik global?Pamjet nga Beogradi, të dielën në mbrëmje - njerëz që vallëzonin dhe qanin nëpër rrugë, ndërsa në Novi Sad, qytetin që ia dha shkëndijën lëvizjes studentore, u hoq nga një ndërtesë një flamur me figurën e kriminelit të dënuar të luftës, Vojisllav Sheshel, që kishte qëndruar i varur aty që nga vitet ‘90 të shekullit XX - e përforcuan ndjesinë se e ardhmja vërtet kishte mbërritur.Duke e parë vendin tim nga jashtë, e pata të vështirë të mos e ndaja entuziazmin dhe emocionin. U përfshiva në lëvizjen studentore që qëndronte pas kësaj tronditjeje zgjedhore dhe, për rreth gjashtë muaj para se të largohesha jashtë vendit, isha kandidat i saj në zgjedhje. Përfshirja ime nisi teksa ligjëroja në Beograd, në fakultetet e bllokuara të universitetit gjatë viteve 2024 dhe 2025. Gjatë këtyre bllokadave të jashtëzakonshme, ndodhi diçka për të cilën mediat perëndimore nuk folën gjerësisht: u shfaq një shkëmbim kolektiv i dijes dhe një proces i formësimit të opinionit që do të bëheshin kyç për rezultatin e së dielës.Për gati dy vjet, studentët debatuan pothuajse çdo aspekt të ekonomisë dhe shoqërisë së Serbisë - nga nxjerrja e litiumit dhe shfrytëzimi i burimeve deri te fuqia ekonomike e oligarkëve vendas, si dhe çështje të tilla si kujdesi shëndetësor dhe arsimi. Ndonjëherë diskutimet zgjatnin gjashtë orë. E gjithë kjo ndodhi përpara se studentët të hartonin ndonjë program të përbashkët ose të formonin një orga
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.