RacizmiNë Zvicër nis reforma në polici, pas skandaleve me racizëm dhe seksizëm
2 min čitanja
Racizmi
Në Zvicër nis reforma në polici, pas skandaleve me racizëm dhe seksizëm
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Policia e qytetit të Lozanës në Zvicër ka nisur zbatimin e masave të para të reformës së saj, pas një serie skandalesh që përfshinë mesazhe raciste dhe seksiste mes zyrtarëve policorë, si dhe raste të vdekjeve gjatë ndjekjeve dhe ndërhyrjeve policore. Autoritetet e qytetit kanë miratuar masat e para në kuadër të reformës së quajtur “Reforma 2030”, me synimin për të luftuar diskriminimin brenda policisë, për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të forcuar besimin e qytetarëve te institucionet e sigurisë.Sipas transmetuesit publik zviceran SRF, reforma bazohet në raportin përfundimtar të André Duvillard, ish-komandant i policisë së Neuchâtelit dhe ish-delegat i Rrjetit Kombëtar të Sigurisë së Zvicrës.Një nga masat kryesore është organizimi i trajnimeve të detyrueshme për drejtuesit e policisë, me fokus parandalimin e diskriminimit, përmirësimin e komunikimit me njerëz me prejardhje të ndryshme kulturore dhe menaxhimin e konflikteve. Trajnimet do të testohen fillimisht në tri aktivitete pilot gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, ndërsa në vitet 2027 dhe 2028 pritet të përfshihen të gjithë drejtuesit e policisë.Programi është hartuar në bashkëpunim me Organizatën Zvicerane për Ndihmë ndaj Refugjatëve, Ligën Ndërkombëtare kundër Racizmit dhe Antisemitizmit, si dhe një njësi të specializuar brenda policisë.Në kuadër të reformës, qyteti ka riorganizuar edhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke e integruar më ngushtë në drejtimin e policisë. Synimi është përmirësimi i mbështetjes për punonjësit, identifikimi i kuadrove të reja dhe përcjellja më e mirë e policëve në trajnim, transmeton Telegrafi.Komandanti i përkohshëm i policisë së Lozanës, Stéphane Volper, ka vendosur gjithashtu të krijojë kanale më të drejtpërdrejta komunikimi me pjesëtarët e trupës.Deri në fund të vitit janë planifikuar tetë takime me drejtuesit dhe punonjësit e policisë, për të diskutuar problemet e brendshme dhe për të përmirësuar bashkëpunimin.Policia e Lozanës është përballur me kritika të shumta pas
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.