PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Vladimir putinTelefonata me Putinin përçan vendet nordike, Danimarka dhe Suedia kritikojnë Finlandën dhe Norvegjinë
2 min čitanja
Vladimir putin

Telefonata me Putinin përçan vendet nordike, Danimarka dhe Suedia kritikojnë Finlandën dhe Norvegjinë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një telefonatë 90-minutëshe mes presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, kryeministrit norvegjez, Jonas Gahr Støre, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ka shkaktuar përçarje të rrallë mes vendeve nordike. Kryeministrat e Danimarkës dhe Suedisë e vunë në pikëpyetje nismën diplomatike, duke shprehur dyshime se Moska është e gatshme për paqe.Telefonata u iniciua nga Stubb dhe Støre, të cilët së fundmi kishin organizuar në Oslo një raund bisedimesh për paqe. Gjatë komunikimit, ata i kërkuan Putinit t’i japë fund pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës dhe të angazhohet në negociata serioze për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje.“Diskutimi ishte i drejtpërdrejtë dhe përmbajtësor”, deklaroi Stubb, duke theksuar se rezultati i luftës do të ndikojë drejtpërdrejt në sigurinë e Finlandës dhe të gjithë Evropës. Sipas tij, përfundimi i luftës kërkon bisedime të drejtpërdrejta.Edhe Støre tha se gjatë telefonatës ishte theksuar rëndësia e uljes së tensioneve. Në njoftimin pas bisedës u sqarua se dy liderët folën në emër të vendeve të tyre dhe jo në emër të Evropës në tërësi.Menjëherë pas telefonatës, Stubb dhe Støre kontaktuan presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili i falënderoi për mbështetjen e tyre aktive, transmeton Telegrafi.Megjithatë, nisma u prit me kritika nga kryeministrja daneze, Mette Frederiksen. Ajo argumentoi se përshkallëzimi i veprimeve ruse kundër Ukrainës tregon se Moska nuk është serioze në përpjekjet për diplomaci.“Jam shumë skeptike ndaj kësaj nisme të pavarur të Norvegjisë dhe Finlandës. Ajo nuk është koordinuar me asnjërin prej nesh”, deklaroi Frederiksen.Ajo tha se nuk sheh shenja se Rusia dëshiron paqe me Evropën, duke përmendur si luftën në Ukrainë, ashtu edhe atë që e përshkroi si luftë hibride të përditshme. Frederiksen vuri në pikëpyetje edhe efektivitetin e telefonatës, duke e krahasuar me përpjekjet e mëparshme të liderëve që kanë vepruar të pavarur nga partnerët evropianë, përfshirë vizitën e ish-kryeministrit hungare

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një telefonatë 90-minutëshe mes presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, kryeministrit norvegjez, Jonas Gahr Støre, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ka shkaktuar përçarje të rrallë mes vendeve nordike. Kryeministrat e Danimarkës dhe Suedisë e vunë në pikëpyetje nismën diplomatike, duke shprehur dyshime se Moska është e gatshme për paqe.Telefonata u iniciua nga Stubb dhe Støre, të cilët së fundmi kishin organizuar në Oslo një raund bisedimesh për paqe. Gjatë komunikimit, ata i kërkuan Putinit t’i japë fund pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës dhe të angazhohet në negociata serioze për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje.“Diskutimi ishte i drejtpërdrejtë dhe përmbajtësor”, deklaroi Stubb, duke theksuar se rezultati i luftës do të ndikojë drejtpërdrejt në sigurinë e Finlandës dhe të gjithë Evropës. Sipas tij, përfundimi i luftës kërkon bisedime të drejtpërdrejta.Edhe Støre tha se gjatë telefonatës ishte theksuar rëndësia e uljes së tensioneve. Në njoftimin pas bisedës u sqarua se dy liderët folën në emër të vendeve të tyre dhe jo në emër të Evropës në tërësi.Menjëherë pas telefonatës, Stubb dhe Støre kontaktuan presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili i falënderoi për mbështetjen e tyre aktive, transmeton Telegrafi.Megjithatë, nisma u prit me kritika nga kryeministrja daneze, Mette Frederiksen. Ajo argumentoi se përshkallëzimi i veprimeve ruse kundër Ukrainës tregon se Moska nuk është serioze në përpjekjet për diplomaci.“Jam shumë skeptike ndaj kësaj nisme të pavarur të Norvegjisë dhe Finlandës. Ajo nuk është koordinuar me asnjërin prej nesh”, deklaroi Frederiksen.Ajo tha se nuk sheh shenja se Rusia dëshiron paqe me Evropën, duke përmendur si luftën në Ukrainë, ashtu edhe atë që e përshkroi si luftë hibride të përditshme. Frederiksen vuri në pikëpyetje edhe efektivitetin e telefonatës, duke e krahasuar me përpjekjet e mëparshme të liderëve që kanë vepruar të pavarur nga partnerët evropianë, përfshirë vizitën e ish-kryeministrit hungare

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…