PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
BqkBQK-ja ligjëron para nxënësve në Dragash për edukimin financiar dhe sigurinë kibernetike
2 min čitanja
Bqk

BQK-ja ligjëron para nxënësve në Dragash për edukimin financiar dhe sigurinë kibernetike

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Përfaqësues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) kanë mbajtur një ligjëratë edukative për nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash, me fokus në edukimin financiar dhe sigurinë kibernetike.Aktiviteti është organizuar në kuadër të Ditës Botërore të Kursimeve dhe Muajit të Ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike, me qëllim informimin e nxënësve për rëndësinë e kursimit, menaxhimit të parasë dhe mbrojtjes së të dhënave personale.Ligjërata është mbajtur nga këshilltari i Guvernatorit të BQK-së, Albert Spahiu, së bashku me zyrtaren për Edukim Financiar, Zana Isufi, dhe zyrtaren për Siguri Kibernetike, Arbenita Bequku.Gjatë aktivitetit, nxënësit e drejtimeve profesionale Banka dhe Financa dhe Teknologji Informative janë njohur me konceptet themelore të parasë, dallimin ndërmjet nevojave dhe dëshirave, rëndësinë e kursimit dhe mënyrat e menaxhimit të buxhetit personal.Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe sigurisë në internet, përfshirë kujdesin gjatë blerjeve online, mbrojtjen e të dhënave personale dhe identifikimin e rreziqeve në mjedisin digjital.Përmes shembujve praktikë dhe një kuizi interaktiv, nxënësit kanë pasur mundësi të testojnë njohuritë e tyre dhe të mësojnë më shumë për rëndësinë e vendimeve të përgjegjshme financiare dhe sigurisë kibernetike.Nga ShML “Ruzhdi Berisha” kanë vlerësuar bashkëpunimin me BQK-në, duke e cilësuar si një kontribut të rëndësishëm në edukimin e nxënësve, zhvillimin e shprehive të shëndosha financiare dhe rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e të dhënave personale./Telegrafi.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Përfaqësues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) kanë mbajtur një ligjëratë edukative për nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash, me fokus në edukimin financiar dhe sigurinë kibernetike.Aktiviteti është organizuar në kuadër të Ditës Botërore të Kursimeve dhe Muajit të Ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike, me qëllim informimin e nxënësve për rëndësinë e kursimit, menaxhimit të parasë dhe mbrojtjes së të dhënave personale.Ligjërata është mbajtur nga këshilltari i Guvernatorit të BQK-së, Albert Spahiu, së bashku me zyrtaren për Edukim Financiar, Zana Isufi, dhe zyrtaren për Siguri Kibernetike, Arbenita Bequku.Gjatë aktivitetit, nxënësit e drejtimeve profesionale Banka dhe Financa dhe Teknologji Informative janë njohur me konceptet themelore të parasë, dallimin ndërmjet nevojave dhe dëshirave, rëndësinë e kursimit dhe mënyrat e menaxhimit të buxhetit personal.Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe sigurisë në internet, përfshirë kujdesin gjatë blerjeve online, mbrojtjen e të dhënave personale dhe identifikimin e rreziqeve në mjedisin digjital.Përmes shembujve praktikë dhe një kuizi interaktiv, nxënësit kanë pasur mundësi të testojnë njohuritë e tyre dhe të mësojnë më shumë për rëndësinë e vendimeve të përgjegjshme financiare dhe sigurisë kibernetike.Nga ShML “Ruzhdi Berisha” kanë vlerësuar bashkëpunimin me BQK-në, duke e cilësuar si një kontribut të rëndësishëm në edukimin e nxënësve, zhvillimin e shprehive të shëndosha financiare dhe rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e të dhënave personale./Telegrafi.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…