PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Benito mussoliniStërnipi i Benito Mussolinit shënon golin e parë në Serie A, në një datë historike për fashizmin
2 min čitanja
Benito mussolini

Stërnipi i Benito Mussolinit shënon golin e parë në Serie A, në një datë historike për fashizmin

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë në Serie A. Mbrojtësi i Lazios realizoi në minutën e 16-të të fitores së thellë 6-2 ndaj Sassuolos, në kuadër të xhiros së nëntë të kampionatit italian.Goli mori vëmendje të veçantë edhe për shkak të datës kur u shënua. Ishte 27 tetori, saktësisht 104 vjet pas ngjarjeve të lidhura me Marshimin mbi Romë, më 1922, që i hapi rrugën ardhjes në pushtet të Benito Mussolinit dhe vendosjes së regjimit fashist në Itali.Floriani Mussolini e shënoi golin që i dha Lazios epërsinë 3-1. Kenneth Taylor dërgoi një top të rrezikshëm nga krahu i majtë, i cili kaloi pranë dy lojtarëve të Lazios, përpara se mbrojtësi ta dërgonte në rrjetë te shtylla e largët. Stërnipi i diktatorit fashist Benito Mussolini, futbollist i Lazios: Më gjykojnë si luaj, jo si e kam mbiemrin Fillimisht, goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit të pamjeve nga VAR-i, gjyqtari Luca Zufferli e ndryshoi vendimin dhe e akordoi atë të rregullt. Kështu, 23-vjeçari festoi golin e tij të parë në elitën e futbollit italian.Pamjet e VAR-it tërhoqën vëmendje edhe për një tjetër detaj: në një moment, Floriani Mussolini shihet me krahun e djathtë të ngritur. Ky gjest riktheu në vëmendje polemikat që e kanë shoqëruar futbollistin për shkak të mbiemrit dhe prejardhjes së tij familjare.🦅🇮🇹 Romano Floriano Mussolini ha anotado hoy su primer gol en Serie A y en la repetición, tenía el brazo derecho levantado.Además, anota, 104 años después de que Benito Mussolini (su bisabuelo) iniciase la marcha sobre Roma, que lo llevaría al poder.Sí, también un 27 de octubre.No tienen ningún sentido estas casualidades. Nos graban. — Adrián Soria (@adrsoria) October 27, 2026 Kush është Romano Floriani Mussolini?Romano Benito Floriani Mussolini lindi më 27 janar 2003 në Romë. Ai është djali i Alessandra Mussolinit, ish-anëtare e Parlamentit italian dhe atij Evropian, dhe biznesmenit Mauro Flo

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë në Serie A. Mbrojtësi i Lazios realizoi në minutën e 16-të të fitores së thellë 6-2 ndaj Sassuolos, në kuadër të xhiros së nëntë të kampionatit italian.Goli mori vëmendje të veçantë edhe për shkak të datës kur u shënua. Ishte 27 tetori, saktësisht 104 vjet pas ngjarjeve të lidhura me Marshimin mbi Romë, më 1922, që i hapi rrugën ardhjes në pushtet të Benito Mussolinit dhe vendosjes së regjimit fashist në Itali.Floriani Mussolini e shënoi golin që i dha Lazios epërsinë 3-1. Kenneth Taylor dërgoi një top të rrezikshëm nga krahu i majtë, i cili kaloi pranë dy lojtarëve të Lazios, përpara se mbrojtësi ta dërgonte në rrjetë te shtylla e largët. Stërnipi i diktatorit fashist Benito Mussolini, futbollist i Lazios: Më gjykojnë si luaj, jo si e kam mbiemrin Fillimisht, goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit të pamjeve nga VAR-i, gjyqtari Luca Zufferli e ndryshoi vendimin dhe e akordoi atë të rregullt. Kështu, 23-vjeçari festoi golin e tij të parë në elitën e futbollit italian.Pamjet e VAR-it tërhoqën vëmendje edhe për një tjetër detaj: në një moment, Floriani Mussolini shihet me krahun e djathtë të ngritur. Ky gjest riktheu në vëmendje polemikat që e kanë shoqëruar futbollistin për shkak të mbiemrit dhe prejardhjes së tij familjare.🦅🇮🇹 Romano Floriano Mussolini ha anotado hoy su primer gol en Serie A y en la repetición, tenía el brazo derecho levantado.Además, anota, 104 años después de que Benito Mussolini (su bisabuelo) iniciase la marcha sobre Roma, que lo llevaría al poder.Sí, también un 27 de octubre.No tienen ningún sentido estas casualidades. Nos graban. — Adrián Soria (@adrsoria) October 27, 2026 Kush është Romano Floriani Mussolini?Romano Benito Floriani Mussolini lindi më 27 janar 2003 në Romë. Ai është djali i Alessandra Mussolinit, ish-anëtare e Parlamentit italian dhe atij Evropian, dhe biznesmenit Mauro Flo

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…