PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ted bundyADN-ja zgjidh pas më shumë se 50 vjetësh vrasjen e një 17-vjeçareje nga Ted Bundy
2 min čitanja
Ted bundy

ADN-ja zgjidh pas më shumë se 50 vjetësh vrasjen e një 17-vjeçareje nga Ted Bundy

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Analizat e ADN-së kanë konfirmuar se vrasësi serik amerikan, Ted Bundy ishte përgjegjës për vrasjen e 17-vjeçares Laura Ann Aime, e cila u zhduk në vitin 1974 në shtetin e Utahut. Rasti, i pazbardhur për më shumë se pesë dekada, është mbyllur zyrtarisht nga autoritetet amerikane.Aime u zhduk natën e 31 tetorit 1974, pasi u largua e vetme nga një festë për të shkuar në një dyqan. Trupi i saj u gjet disa javë më vonë, në Ditën e Falënderimeve, nga dy studentë pranë një rruge në kanionin American Fork.Që në fillim, hetuesit dyshonin se vrasja mund të lidhej me Bundyn, pasi mënyra e sulmit përputhej me atë të krimeve të tjera të tij. Megjithatë, provat e disponueshme në atë kohë nuk mjaftonin për ta mbyllur çështjen, shkruan cnn.Para ekzekutimit të tij në vitin 1989, Bundy kishte pranuar përgjegjësinë për vdekjen e Aimes, por nuk kishte dhënë hollësi të mjaftueshme për të konfirmuar përfshirjen e tij. Për këtë arsye, autoritetet vendosën ta mbanin rastin të hapur.Përparimet në teknologjinë mjekoligjore mundësuan rishqyrtimin e provave të ruajtura. Analizat e reja të ADN-së, të kryera nga ekspertët mjekoligjorë në Utah, konfirmuan përfundimisht lidhjen e Bundyt me vrasjen.Ted Bundy konsiderohet një nga vrasësit serialë më famëkeq në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ai u arrestua në vitin 1978 dhe pranoi se kishte vrarë 36 gra të reja, megjithëse dyshohet se numri i viktimave të tij mund të ketë qenë më i madh.Bundy u dënua për disa vrasje dhe u ekzekutua në karrigen elektrike në Florida, në vitin 1989. Krimet e tij u kryen kryesisht gjatë viteve 1974–1978 dhe lidhen me disa shtete amerikane, përfshirë Washingtonin, Oregonin, Utahun dhe Coloradon. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Analizat e ADN-së kanë konfirmuar se vrasësi serik amerikan, Ted Bundy ishte përgjegjës për vrasjen e 17-vjeçares Laura Ann Aime, e cila u zhduk në vitin 1974 në shtetin e Utahut. Rasti, i pazbardhur për më shumë se pesë dekada, është mbyllur zyrtarisht nga autoritetet amerikane.Aime u zhduk natën e 31 tetorit 1974, pasi u largua e vetme nga një festë për të shkuar në një dyqan. Trupi i saj u gjet disa javë më vonë, në Ditën e Falënderimeve, nga dy studentë pranë një rruge në kanionin American Fork.Që në fillim, hetuesit dyshonin se vrasja mund të lidhej me Bundyn, pasi mënyra e sulmit përputhej me atë të krimeve të tjera të tij. Megjithatë, provat e disponueshme në atë kohë nuk mjaftonin për ta mbyllur çështjen, shkruan cnn.Para ekzekutimit të tij në vitin 1989, Bundy kishte pranuar përgjegjësinë për vdekjen e Aimes, por nuk kishte dhënë hollësi të mjaftueshme për të konfirmuar përfshirjen e tij. Për këtë arsye, autoritetet vendosën ta mbanin rastin të hapur.Përparimet në teknologjinë mjekoligjore mundësuan rishqyrtimin e provave të ruajtura. Analizat e reja të ADN-së, të kryera nga ekspertët mjekoligjorë në Utah, konfirmuan përfundimisht lidhjen e Bundyt me vrasjen.Ted Bundy konsiderohet një nga vrasësit serialë më famëkeq në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ai u arrestua në vitin 1978 dhe pranoi se kishte vrarë 36 gra të reja, megjithëse dyshohet se numri i viktimave të tij mund të ketë qenë më i madh.Bundy u dënua për disa vrasje dhe u ekzekutua në karrigen elektrike në Florida, në vitin 1989. Krimet e tij u kryen kryesisht gjatë viteve 1974–1978 dhe lidhen me disa shtete amerikane, përfshirë Washingtonin, Oregonin, Utahun dhe Coloradon. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…