Avni islamiIslami: Qeveria e re serbe përballë një prove vendimtare, Kosova përcakton të ardhmen e sigurisë rajonale
2 min čitanja
Avni islami
Islami: Qeveria e re serbe përballë një prove vendimtare, Kosova përcakton të ardhmen e sigurisë rajonale
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka komentuar deklaratat e bartësit të Listës Studentore “Studentët Triumfojnë”, Ilija Sërdanoviq, i cili pritet të udhëheqë qeverinë e re të Serbisë, duke vlerësuar se premtimet e tij për përmirësimin e marrëdhënieve me vendet fqinje mund të shënojnë një kthesë gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor.Megjithatë, Islami ka paralajmëruar se qëndrimet e Sërdanoviqit ndaj Kosovës mbeten testi kryesor për të vlerësuar nëse Serbia do të ndryshojë realisht kursin e saj politik dhe të sigurisë.Sipas tij, deklaratat e Sërdanoviqit për t'u dhënë fund politikave që e kanë vendosur Serbinë në marrëdhënie armiqësore me fqinjët dhe për të intensifikuar dialogun rajonal janë inkurajuese, por duhet të shoqërohen me hapa konkretë.“Nëse merren hapa konkretë dhe bëhen pjesë e programit qeveritar në Serbi, kjo mund të shënojë një kthesë gjeopolitike me rëndësi në fushën e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka vlerësuar Islami.Ai ka theksuar se një qasje e tillë mund të ndikojë në uljen e tensioneve rajonale, duke zvogëluar rrezikun e konflikteve dhe duke i dhënë fund retorikës nacionaliste që, sipas tij, ka karakterizuar qeverisjen e Partisë Progresiste Serbe (SNS).Islami konsideron se një Serbi me orientim të ri demokratik mund të bëhet partner më i besueshëm për NATO-n dhe Bashkimin Evropian, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm dhe kërcënimeve hibride nga aktorët e jashtëm.Megjithatë, ai ka ngritur shqetësime lidhur me atë që e cilëson si kundërthënie ndërmjet premtimeve për fqinjësi të mirë dhe qëndrimeve të shprehura gjatë fushatës zgjedhore për Kosovën.“Testi i vërtetë i këtij premtimi për sigurinë mbetet Republika e Kosovës, ku ekziston një kontradiktë e hapur mes zotimit të tij për ‘fqinjësi të mirë’ dhe platformës së tij parazgjedhore për ‘vënie nën kontroll’ të Kosovës”, ka deklaruar Islami.Sipas tij, nëse qeveria e re serbe pranon realitetin gjeopolitik dhe vazhdon dialogun pa
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.