Natasha kandiqKandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën
2 min čitanja
Natasha kandiq
Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq, ka komentuar humbjen e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, duke kritikuar ashpër fjalimin e tij pas shpalljes së rezultateve, veçanërisht deklaratat për Kosovën.Në një intervistë për gazetën kroate Jutarnji, Kandiq ka thënë se Vuçiq fillimisht u paraqit si politikan i përgjegjshëm, duke pranuar humbjen zgjedhore, por më pas iu rikthye retorikës së tij të zakonshme, duke akuzuar kundërshtarët politikë se po e dorëzojnë Kosovën.“Ai e tha këtë me një ton të qetë, sikur të ishte politikani më i përgjegjshëm në botë. Ai është një person që di të aktrojë, të paraqitet në mënyrë të përgjegjshme, por më pas filloi të fliste se këta po e dorëzojnë Kosovën, sikur Kosova të ishte diçka për të cilën vendos Serbia”, ka deklaruar Kandiq.Sipas saj, Vuçiq e nisi fjalimin si një politikan ndërkombëtar që pranon humbjen, por e përfundoi me gjuhë fyese dhe akuza ndaj kundërshtarëve.“Filloi si politikan botëror, duke pranuar humbjen. Edhe pak dhe do të shkonte t'i përshëndeste e t'i puthte të gjithë studentët”, është shprehur ajo me ironi.Kandiq ka komentuar edhe faktin se Vuçiq, gjatë fjalimit pas humbjes zgjedhore, përmendi vetëm emrin e saj, duke deklaruar me ironi se politika e saj kishte fituar.“E përgëzoj Natasha Kandiqin, politika e saj fitoi”, kishte deklaruar Vuçiq.Sipas Kandiqit, përmendja e emrit të saj ishte pjesë e strategjisë së Vuçiqit për ta lidhur lëvizjen studentore me qëndrimet e saj për krimet e luftës, gjenocidin në Srebrenicë dhe përgjegjësinë e Serbisë për të kaluarën.Ajo ka theksuar se Vuçiq është përpjekur t'u krijojë votuesve përshtypjen se studentët mbështesin qëndrimet e saj për Srebrenicën, Ratko Mladiqin dhe Tribunalin e Hagës, të cilat bien ndesh me narrativën nacionaliste të promovuar nga pushteti i deritanishëm.Duke folur për ndryshimet politike në Serbi, Kandiq ka vlerësuar se fitorja e Listës Studentore mund të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënieve me ve
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.