PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Policia e kosovësSekuestrohet mbi një kilogram kokainë, armë dhe municion në Gjakovë, arrestohet një 22-vjeçar
2 min čitanja
Policia e kosovës

Sekuestrohet mbi një kilogram kokainë, armë dhe municion në Gjakovë, arrestohet një 22-vjeçar

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçar në Gjakovë, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar mbi një kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, marihuanë, armë, municion dhe para të gatshme.Sipas njoftimit të Policisë, bastisja është realizuar më 27 tetor 2026 nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Trafikim me Narkotikë, në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Gjakovë.Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse në pronësi të të dyshuarit, i lindur në vitin 2004, policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 1,009 gramë substancë të dyshuar kokainë dhe 4.14 gramë marihuanë.Po ashtu, janë sekuestruar një armë automatike, një karikator me 24 fishekë të kalibrit 9x19 mm dhe dy karikatorë me nga 20 fishekë të kalibrit PPU 32.Në mesin e provave të konfiskuara janë edhe 1,175 euro, 200 franga zvicerane, një dollar amerikan, 200 lekë dhe 100 rubla ruse.Policia ka sekuestruar gjithashtu dy telefona iPhone, njërin prej tyre të dëmtuar, një peshore elektronike dhe një fletore me shënime të ndryshme.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçar në Gjakovë, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar mbi një kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, marihuanë, armë, municion dhe para të gatshme.Sipas njoftimit të Policisë, bastisja është realizuar më 27 tetor 2026 nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Trafikim me Narkotikë, në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Gjakovë.Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse në pronësi të të dyshuarit, i lindur në vitin 2004, policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 1,009 gramë substancë të dyshuar kokainë dhe 4.14 gramë marihuanë.Po ashtu, janë sekuestruar një armë automatike, një karikator me 24 fishekë të kalibrit 9x19 mm dhe dy karikatorë me nga 20 fishekë të kalibrit PPU 32.Në mesin e provave të konfiskuara janë edhe 1,175 euro, 200 franga zvicerane, një dollar amerikan, 200 lekë dhe 100 rubla ruse.Policia ka sekuestruar gjithashtu dy telefona iPhone, njërin prej tyre të dëmtuar, një peshore elektronike dhe një fletore me shënime të ndryshme.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…