PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Mark antonyVrau studenten shqiptare Ilaria Sula, ish-i dashuri dënohet me burgim të përjetshëm në Itali
2 min čitanja
Mark antony

Vrau studenten shqiptare Ilaria Sula, ish-i dashuri dënohet me burgim të përjetshëm në Itali

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Gjykata e Assizit në Romë e ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samsonin, i cili vrau me thikë ish-të dashurën e tij, studenten shqiptare 22-vjeçare Ilaria Sula, më 25 mars 2025.Sipas aktakuzës, ngjarja ndodhi në banesën e familjes së Samsonit, në rrugën Homs, në lagjen Africano të Romës. Pas vrasjes, trupi i pajetë i Sulës u vendos në një valixhe dhe u hodh në një greminë në zonën e Capranica Prenestina, ku u gjet më 2 prill 2025, pas disa ditësh kërkimesh.Samsoni, i cili e kishte pranuar vrasjen, u shpall fajtor për vrasje me rrethana rënduese, përfshirë paramendimin dhe fshehjen e kufomës, shkruan Rai News, transmeton Telegrafi.Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar përjashtimin e disa rrethanave rënduese.Pas shpalljes së vendimit, babai i Ilaria Sulës, Flamur Sula, deklaroi se drejtësia ishte vendosur, por dhimbja e familjes do të mbetet përgjithmonë.“Drejtësia u vendos, por burgimin e përjetshëm të vërtetë e kemi ne, unë dhe gruaja ime. Ai ende merr frymë, vajza ime nuk merr më frymë”, tha ai, duke shtuar se gjithmonë kishte pasur besim te drejtësia.Ndërkohë, nëna e të dënuarit, Leonora Soleman Manlapaz, kishte pranuar më herët një dënim prej dy vjetësh burgim, për përfshirjen në fshehjen e kufomës.Gjatë procesit, prokurorja Maria Perna kishte deklaruar se Samsoni nuk ishte penduar për veprimin e kryer dhe kishte vazhduar të mos e pranonte plotësisht paramendimin e vrasjes./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Gjykata e Assizit në Romë e ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samsonin, i cili vrau me thikë ish-të dashurën e tij, studenten shqiptare 22-vjeçare Ilaria Sula, më 25 mars 2025.Sipas aktakuzës, ngjarja ndodhi në banesën e familjes së Samsonit, në rrugën Homs, në lagjen Africano të Romës. Pas vrasjes, trupi i pajetë i Sulës u vendos në një valixhe dhe u hodh në një greminë në zonën e Capranica Prenestina, ku u gjet më 2 prill 2025, pas disa ditësh kërkimesh.Samsoni, i cili e kishte pranuar vrasjen, u shpall fajtor për vrasje me rrethana rënduese, përfshirë paramendimin dhe fshehjen e kufomës, shkruan Rai News, transmeton Telegrafi.Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar përjashtimin e disa rrethanave rënduese.Pas shpalljes së vendimit, babai i Ilaria Sulës, Flamur Sula, deklaroi se drejtësia ishte vendosur, por dhimbja e familjes do të mbetet përgjithmonë.“Drejtësia u vendos, por burgimin e përjetshëm të vërtetë e kemi ne, unë dhe gruaja ime. Ai ende merr frymë, vajza ime nuk merr më frymë”, tha ai, duke shtuar se gjithmonë kishte pasur besim te drejtësia.Ndërkohë, nëna e të dënuarit, Leonora Soleman Manlapaz, kishte pranuar më herët një dënim prej dy vjetësh burgim, për përfshirjen në fshehjen e kufomës.Gjatë procesit, prokurorja Maria Perna kishte deklaruar se Samsoni nuk ishte penduar për veprimin e kryer dhe kishte vazhduar të mos e pranonte plotësisht paramendimin e vrasjes./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…