PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Russell brandRussell Brand lirohet nga njëra prej akuzave për vepra të pahijshme seksuale, por gjyqi vazhdon
2 min čitanja
Russell brand

Russell Brand lirohet nga njëra prej akuzave për vepra të pahijshme seksuale, por gjyqi vazhdon

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Komiku dhe aktori britanik Russell Brand është liruar nga njëra prej akuzave për vepra të pahijshme seksuale, ndërsa procedurat gjyqësore ndaj tij vazhdojnë për akuza të tjera që lidhen me dhunën seksuale.Gjykatësi i Gjykatës së Kurorës në Southwark të Londrës ka vlerësuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vazhduar procedurën lidhur me njërën prej akuzave dhe e ka udhëzuar jurinë të japë vendim lirues për atë pikë. Ndërkohë, akuza është ndryshuar në tentativë për kryerjen e veprave të pahijshme seksuale, të cilën Brand gjithashtu e mohon, raporton Unilad.Gjykatësi Bennathan i ka shpjeguar jurisë arsyet e vendimit të tij, duke theksuar se detyra e gjykatës është të vlerësojë nëse provat e paraqitura janë të mjaftueshme për ta çuar çështjen përpara, jo të përcaktojë nëse i akuzuari është fajtor apo i pafajshëm.“Pasi prokuroria të përfundojë paraqitjen e provave, një nga detyrat e mia, në konsultim me avokatët, është të shqyrtoj nëse provat janë të mjaftueshme që procedura të vazhdojë”, ka thënë ai.“Unë nuk vendos nëse provat janë të vërteta apo të rreme, as nëse i akuzuari është fajtor apo i pafajshëm. Detyra ime është të përcaktoj nëse ekzistojnë prova mbi bazën e të cilave juria mund të marrë një vendim”, ka shtuar gjykatësi. Foto: ProfimediaAi më pas ka sqaruar se për njërën prej pikave të aktakuzës nuk kishte prova të mjaftueshme.“Kam arritur në përfundimin se nuk ka prova të mjaftueshme për veprat e pahijshme seksuale. Ky është vendimi im, jo i juaji. Prandaj, do t’ju udhëzoj të jepni vendim lirues për këtë pikë të aktakuzës”, u ka thënë ai anëtarëve të jurisë.Njëri prej tyre më pas e ka shpallur zyrtarisht vendimin lirues. Ndërkaq, Brand është deklaruar i pafajshëm edhe për akuzën e ndryshuar, që lidhet me tentativën për kryerjen e veprave të pahijshme seksuale.Akuza nga e cila Brand është liruar lidhej me pretendimet se ai kishte kapur për krahu një punonjëse të MTV-së dhe ishte përpjekur ta tërhiqte me forcë drejt tualetit.Megjithatë, aktori vazhdon të

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Komiku dhe aktori britanik Russell Brand është liruar nga njëra prej akuzave për vepra të pahijshme seksuale, ndërsa procedurat gjyqësore ndaj tij vazhdojnë për akuza të tjera që lidhen me dhunën seksuale.Gjykatësi i Gjykatës së Kurorës në Southwark të Londrës ka vlerësuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vazhduar procedurën lidhur me njërën prej akuzave dhe e ka udhëzuar jurinë të japë vendim lirues për atë pikë. Ndërkohë, akuza është ndryshuar në tentativë për kryerjen e veprave të pahijshme seksuale, të cilën Brand gjithashtu e mohon, raporton Unilad.Gjykatësi Bennathan i ka shpjeguar jurisë arsyet e vendimit të tij, duke theksuar se detyra e gjykatës është të vlerësojë nëse provat e paraqitura janë të mjaftueshme për ta çuar çështjen përpara, jo të përcaktojë nëse i akuzuari është fajtor apo i pafajshëm.“Pasi prokuroria të përfundojë paraqitjen e provave, një nga detyrat e mia, në konsultim me avokatët, është të shqyrtoj nëse provat janë të mjaftueshme që procedura të vazhdojë”, ka thënë ai.“Unë nuk vendos nëse provat janë të vërteta apo të rreme, as nëse i akuzuari është fajtor apo i pafajshëm. Detyra ime është të përcaktoj nëse ekzistojnë prova mbi bazën e të cilave juria mund të marrë një vendim”, ka shtuar gjykatësi. Foto: ProfimediaAi më pas ka sqaruar se për njërën prej pikave të aktakuzës nuk kishte prova të mjaftueshme.“Kam arritur në përfundimin se nuk ka prova të mjaftueshme për veprat e pahijshme seksuale. Ky është vendimi im, jo i juaji. Prandaj, do t’ju udhëzoj të jepni vendim lirues për këtë pikë të aktakuzës”, u ka thënë ai anëtarëve të jurisë.Njëri prej tyre më pas e ka shpallur zyrtarisht vendimin lirues. Ndërkaq, Brand është deklaruar i pafajshëm edhe për akuzën e ndryshuar, që lidhet me tentativën për kryerjen e veprave të pahijshme seksuale.Akuza nga e cila Brand është liruar lidhej me pretendimet se ai kishte kapur për krahu një punonjëse të MTV-së dhe ishte përpjekur ta tërhiqte me forcë drejt tualetit.Megjithatë, aktori vazhdon të

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…