Ishp maqedoniISHP: Mbi 60.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit
2 min čitanja
Ishp maqedoni
ISHP: Mbi 60.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Mbi 60.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal në faqen e ministrisë së shëndetësisë, të cilët do të vaksinohen në termine të caktuara. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e institutit të shëndetit publik Marija Andonovska. Ajo theksoi se vaksinimi zhvillohet në të gjitha qendrat e shëndetit publik në territorin e shtetit, në njësitë e tyre rajonale dhe në disa qendra shëndetësore. Andonovska sqaron se të gjithë qytetarët që duan të vaksinohen duhet të aplikojnë për të marrë termin.“Qytetarët kanë mundësi të paraqiten në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, vakcinacija.mk, të vendosin të dhënat e tyre dhe të presin të marrin një termin, ku do të informohen se kur dhe në cilën pikë vaksinimi duhet të vijnë për tu vaksinuar. Deri më tani, jemi të kënaqur me interesimin e qytetarëve që po shfaqin interes. Deri më tani janë paraqitur mbi 60.000 qytetarë që dëshirojnë ta marrin vaksinën. Kjo është afërsisht mesatarja e viteve të mëparshme. Presim që numri të mund të rritet, por, njejtë si në vitet e kaluara, interesimi është pak a shumë i ngjashëm”, tha Marija Andonovska për "Shenja".Duke folur për kategoritë më të rrezikuara nga gripi, të cilët preferohet të vaksinohen ajo tha se personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, fëmijët nga mosha gjashtë muaj deri në pesë vjeç, gratë shtatëzëna dhe punonjësit shëndetësorë janë kategoritë më të rrezikuara dhe me më shumë përparësi për vaksinim.“Ja të flas për personat e moshuar apo ato me sëmundje kronike sepse prania e virusit të gripit ose çfardo virusi tjetër mund të shkaktojë përkeqësimin e sëmundjes që ata tashmë e kanë, si sëmundja kronike. Por gjithashtu mund që simptomat që personat më të rinjë dhe të shëndetshëm të cilët kanë përgjigje më të mirë imunitare, këto të kenë përgjigje imunitare më të dobët dhe të shkaktohen komplikime të caktuara ose rreziqe për shëndetin e tyre, madje edhe hospotalizimin apo vdekjen. Edhe gratë shtatzëna bëjnë pjesë në grupin e rrezikuar”, tha Andonovska.Sa i përket fë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.