Beatrice keulIsh-Miss Zvicra akuzon Donald Trumpin për përdhunim
2 min čitanja
Beatrice keul
Ish-Miss Zvicra akuzon Donald Trumpin për përdhunim
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Beatrice Keul, ish-modele dhe pjesëmarrëse në konkursin e bukurisë Miss Switzerland, ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump se e ka përdhunuar në vitin 1993, në hotelin Plaza në New York. Pretendimet e saj janë përfshirë në një raport të publikuar nga demokratët në Komitetin Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, i cili shqyrton edhe lidhjet e pretenduara të Trumpit me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein. Sipas raportit, Keul ka deklaruar se incidenti ndodhi në nëntor të vitit 1993, kur ajo ishte 24 vjeçe dhe kishte marrë pjesë në një aktivitet të lidhur me një konkurs bukurie në hotelin Plaza, i cili në atë kohë ishte në pronësi të Trumpit, sipas NDTV.Në dëshminë e saj, ajo pretendon se Trump i kishte premtuar se do ta ndihmonte të siguronte vizë për në Shtetet e Bashkuara dhe të pranohej në Universitetin e New Yorkut (NYU). Më vonë, sipas raportit, një përfaqësues i Trumpit e kishte ftuar të takohej me të në një suitë të hotelit.“Me të hyrë brenda, Trump dyshohet se e kapi Keulin nga pas dhe e përdhunoi me forcë, duke ia shqyer fustanin dhe duke i shkaktuar gjakderdhje dhe mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në raport, ku përshkrimi i saj për sulmin e pretenduar cilësohet si “brutal”. Beatrice Keul (Foto: RTS)Raporti pretendon gjithashtu se, pas incidentit, Trump i kishte përsëritur premtimet për vizën dhe pranimin në universitet, ndërsa i kishte kërkuar të heshtte.Në tetor të vitit 2024, Keul kishte folur publikisht për herë të parë për atë që, sipas saj, kishte ndodhur në hotelin Plaza. Në atë kohë, ajo e kishte akuzuar Trumpin për ngacmim seksual, duke deklaruar se ai e kishte puthur dhe prekur pa pëlqimin e saj, por se kishte arritur ta ndalte situatën para se ajo të përshkallëzohej në atë mënyrë që përshkruhet në raportin e fundit.Pretendimet e reja janë bërë publike në kuadër të një raporti të demokratëve në Kongresin amerikan, i cili përmbledh akuza të ndryshme për sjellje të pahijshme seksuale ndaj Trumpit dhe shqyrton lidhjet
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.