PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ilija srdanoviqA do ta dorëzojë Lista Studentore Milan Radoiçiqin te autoritetet e Kosovës?
2 min čitanja
Ilija srdanoviq

A do ta dorëzojë Lista Studentore Milan Radoiçiqin te autoritetet e Kosovës?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Lista Studentore do të vazhdojë dialogun për Kosovën dhe do të shqyrtojë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të nënshkruar më 2013 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kështu ka deklaruar Ilija Srdanoviq, bartës i kësaj liste në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit.Në një intervistë për programin “Uvid” të Radio Evropës së Lirë (RSE), ai tha se qeveria e re do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara nga qeveria e Aleksandar Vuçiqit. I pyetur nëse kjo nënkupton vazhdimin e dialogut dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve, Srdanoviqi u përgjigj se lëvizja e tij “do të mbetet e hapur për bisedime”, me synimin për të zgjidhur çështjet që janë në interes të qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.Megjithatë, ai theksoi se marrëveshjet e arritura nga zyrtarët serbë mund të rishqyrtohen për të vlerësuar përputhshmërinë e tyre me Kushtetutën e Serbisë. Sa i përket mundësisë së zhvillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Srdanoviqi tha se “vendimet për këtë çështje do të merren pas formimit të qeverisë së re”.Ai nuk dha një përgjigje përfundimtare nëse qeveria e re do të ishte e gatshme ta ekstradonte në Kosovë Milan Radoiçiqin, duke theksuar se “çështje të tilla do të trajtohen në përputhje me procedurat ligjore të Serbisë”.Srdanoviqi është bartës i Listës Studentore, e cila u formua në bazë të vendimeve të plenumeve të fakulteteve në Serbi. Lëvizja doli nga protestat dyvjeçare kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligjit, duke synuar fillimisht të funksiononte si organizim pa një lider të vetëm.Ai e cilësoi vazhdimin e dialogut për Kosovën si pjesë thelbësore të planit të studentëve, por nënvizoi se qëndrimet e tyre për këtë çështje do të bazohen në Kushtetutën e Serbisë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Lista Studentore do të vazhdojë dialogun për Kosovën dhe do të shqyrtojë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të nënshkruar më 2013 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kështu ka deklaruar Ilija Srdanoviq, bartës i kësaj liste në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit.Në një intervistë për programin “Uvid” të Radio Evropës së Lirë (RSE), ai tha se qeveria e re do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara nga qeveria e Aleksandar Vuçiqit. I pyetur nëse kjo nënkupton vazhdimin e dialogut dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve, Srdanoviqi u përgjigj se lëvizja e tij “do të mbetet e hapur për bisedime”, me synimin për të zgjidhur çështjet që janë në interes të qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.Megjithatë, ai theksoi se marrëveshjet e arritura nga zyrtarët serbë mund të rishqyrtohen për të vlerësuar përputhshmërinë e tyre me Kushtetutën e Serbisë. Sa i përket mundësisë së zhvillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Srdanoviqi tha se “vendimet për këtë çështje do të merren pas formimit të qeverisë së re”.Ai nuk dha një përgjigje përfundimtare nëse qeveria e re do të ishte e gatshme ta ekstradonte në Kosovë Milan Radoiçiqin, duke theksuar se “çështje të tilla do të trajtohen në përputhje me procedurat ligjore të Serbisë”.Srdanoviqi është bartës i Listës Studentore, e cila u formua në bazë të vendimeve të plenumeve të fakulteteve në Serbi. Lëvizja doli nga protestat dyvjeçare kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligjit, duke synuar fillimisht të funksiononte si organizim pa një lider të vetëm.Ai e cilësoi vazhdimin e dialogut për Kosovën si pjesë thelbësore të planit të studentëve, por nënvizoi se qëndrimet e tyre për këtë çështje do të bazohen në Kushtetutën e Serbisë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…