Qeveria e maqedonisë së veriutMiteva: Qeveria formon Komitetin Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve
2 min čitanja
Qeveria e maqedonisë së veriut
Miteva: Qeveria formon Komitetin Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Zëdhënsja e Qeverisë, Marija Miteva njofton se Qeveria në seancën e sotme, miratoi vendim për formimin e Komitetit Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve."Bëhet fjalë për një vendim të rëndësishëm institucional, me të cilin vendoset mekanizëm i organizuar për koordinim ndërmjet institucioneve shtetërore kompetente dhe organizatave mediatike, qëllimi kryesor i të cilit është avancimi i sigurisë së gazetarëve, parandalimi i kërcënimeve dhe sulmeve, si dhe krijimi i kushteve për ushtrimin e lirë dhe të papenguar të profesionit të gazetarisë. Dëshirojmë që kjo çështje të trajtohet në mënyrë të vazhdueshme institucionale, me obligime të qarta dhe mekanizma konkretë për veprim. Siguria e gazetarëve nuk duhet të jetë temë vetëm kur ndodh ndonjë incident. Obligimi i institucioneve është të veprojnë me kohë, t’i identifikojnë rreziqet dhe të sigurojnë mbrojtjen e duhur.Komiteti Nacional do të ketë për detyrë të ndjekë gjendjen me sigurinë e gazetarëve, të avancojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe komunitetit mediatik, si dhe të hartojë Planin Nacional për Veprim për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve më së voni deri më 15.12.2026, në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet ndërkombëtare.Plani do të bazohet në katër fusha thelbësore: parandalimi, mbrojtja, ndjekja efikase penale e kryerësve dhe promovimi dhe edukimi.Në pjesën e parandalimit, theksi do të vihet te pluralizmi mediatik, mbështetja institucionale dhe dialogu me mediat. Në pjesën e mbrojtjes, parashikohet zhvillimi i mekanizmave për reagim urgjent, mbështetje policore dhe juridike, duke përfshirë edhe mbrojtjen nga kërcënimet në hapësirën digjitale. Rëndësi të veçantë do të ketë veprimi efikas në rastet e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, përmes bashkëpunimit me organet kompetente për zhvillimin e hetimeve në kohë dhe sanksionimin përkatës, në përputhje me kompetencat ligjore. Segmenti i katërt do të përqendrohet në edukimin, trajnimet dhe aktivitetet që synojnë ngritjen e vet
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.