PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ministria e shëndetësisë - mkKlekovski: Parandalimi dhe shëndetësia digjitale janë ndër prioritetet e Maqedonisë
2 min čitanja
Ministria e shëndetësisë - mk

Klekovski: Parandalimi dhe shëndetësia digjitale janë ndër prioritetet e Maqedonisë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në sesionin e 76. Komitetit Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, që po mbahet në Kopenhagë, së bashku ministrat e shëndetësisë nga vendet e Rajonit Evropian shqyrtuan disa raporte dhe propozime për punën e ardhshme të OBSH-së. Gjashtë kandidatët për drejtor të përgjithshëm të Organizatës prezantuan gjithashtu programet e tyre.Klekovski theksoi se sfidat me të cilat përballet vendi ynë janë të përbashkëta për të gjithë rajonin. Ndër to janë ndryshimet demografike, plakja e popullsisë, barra në rritje e sëmundjeve jongjitëse dhe largimi i profesionistëve shëndetësorë. "Investimi në shëndetësi është investim në zhvillimin ekonomik dhe social. Prandaj, transformimi digjital është një nga prioritetet tona më të rëndësishme kombëtare. Synojmë një sistem shëndetësor më të ndërlidhur, më efikas dhe më transparent“, deklaroi ministri Kleçovski.Ai theksoi se po aq i rëndësishëm është forcimi i kujdesit shëndetësor parësor, me theks te parandalimi dhe zbulimi i hershëm i sëmundjeve jongjitëse, përfshirë edhe kancerin. Në fushën e parandalimit, Ministria po intensifikon zbatimin e ndalimit të pirjes së duhanit dhe po përgatit masa për pijet e ëmbëlsuara.Ministri përmendi edhe prioritetet e tjera: përmirësimin e qasjes në barna, mbrojtjen financiare të pacientëve, modernizimin e legjislacionit dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm të shëndetësisë.Klekovski falënderoi OBSH-në, veçanërisht Zyrën e OBSH-së në Shkup, për mbështetjen e vazhdueshme teknike dhe partneritetin në zbatimin e reformave të sistemit shëndetësor./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në sesionin e 76. Komitetit Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, që po mbahet në Kopenhagë, së bashku ministrat e shëndetësisë nga vendet e Rajonit Evropian shqyrtuan disa raporte dhe propozime për punën e ardhshme të OBSH-së. Gjashtë kandidatët për drejtor të përgjithshëm të Organizatës prezantuan gjithashtu programet e tyre.Klekovski theksoi se sfidat me të cilat përballet vendi ynë janë të përbashkëta për të gjithë rajonin. Ndër to janë ndryshimet demografike, plakja e popullsisë, barra në rritje e sëmundjeve jongjitëse dhe largimi i profesionistëve shëndetësorë. "Investimi në shëndetësi është investim në zhvillimin ekonomik dhe social. Prandaj, transformimi digjital është një nga prioritetet tona më të rëndësishme kombëtare. Synojmë një sistem shëndetësor më të ndërlidhur, më efikas dhe më transparent“, deklaroi ministri Kleçovski.Ai theksoi se po aq i rëndësishëm është forcimi i kujdesit shëndetësor parësor, me theks te parandalimi dhe zbulimi i hershëm i sëmundjeve jongjitëse, përfshirë edhe kancerin. Në fushën e parandalimit, Ministria po intensifikon zbatimin e ndalimit të pirjes së duhanit dhe po përgatit masa për pijet e ëmbëlsuara.Ministri përmendi edhe prioritetet e tjera: përmirësimin e qasjes në barna, mbrojtjen financiare të pacientëve, modernizimin e legjislacionit dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm të shëndetësisë.Klekovski falënderoi OBSH-në, veçanërisht Zyrën e OBSH-së në Shkup, për mbështetjen e vazhdueshme teknike dhe partneritetin në zbatimin e reformave të sistemit shëndetësor./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…