PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arlinda zekajI jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, djali 12-vjeçar merr pjesë në varrimin e nënës
2 min čitanja
Arlinda zekaj

I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, djali 12-vjeçar merr pjesë në varrimin e nënës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Me pjesëmarrjen e një numri të madh qytetarësh, familjarësh dhe miqsh, është mbajtur ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën, ndërsa i dyshuar për krimin është kunati i saj.Ceremonia e varrimit u zhvillua në fshatin Radafc të Pejës, ku familjarët dhe të pranishmit i dhanë lamtumirën e fundit të ndjerës.Në varrim mori pjesë edhe djali i saj 12-vjeçar, i cili u shoqërua nga Policia për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës.Gjatë ceremonisë, hoxha njoftoi se familja nuk do të organizojë të pame për të ndjerën.Ndërkohë, lidhur me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt, Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimin e lëndëve penale nga Prokuroria Themelore në Pejë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.Sipas njoftimit të Prokurorisë, vendimet janë marrë në mbështetje të nenit 20, paragrafi 2, të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë të këtyre çështjeve, pasojat e rënda dhe nevojën për trajtim efikas, objektiv dhe të paanshëm.“Ricaktimi i këtyre lëndëve synon të sigurojë që ato të trajtohen me kujdesin, vëmendjen dhe seriozitetin e duhur, në përputhje me ligjin dhe me rëndësinë e rrethanave të secilit rast”, thuhet në njoftim.Po ashtu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se është duke analizuar në mënyrë të gjithanshme veprimet dhe mosveprimet eventuale institucionale lidhur me trajtimin e rasteve që ishin raportuar më parë nga e ndjera.Ky proces synon të shqyrtojë mënyrën se si institucionet kompetente i kanë trajtuar rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj-Sylaj./Telegrafi.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Me pjesëmarrjen e një numri të madh qytetarësh, familjarësh dhe miqsh, është mbajtur ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën, ndërsa i dyshuar për krimin është kunati i saj.Ceremonia e varrimit u zhvillua në fshatin Radafc të Pejës, ku familjarët dhe të pranishmit i dhanë lamtumirën e fundit të ndjerës.Në varrim mori pjesë edhe djali i saj 12-vjeçar, i cili u shoqërua nga Policia për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës.Gjatë ceremonisë, hoxha njoftoi se familja nuk do të organizojë të pame për të ndjerën.Ndërkohë, lidhur me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt, Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimin e lëndëve penale nga Prokuroria Themelore në Pejë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.Sipas njoftimit të Prokurorisë, vendimet janë marrë në mbështetje të nenit 20, paragrafi 2, të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë të këtyre çështjeve, pasojat e rënda dhe nevojën për trajtim efikas, objektiv dhe të paanshëm.“Ricaktimi i këtyre lëndëve synon të sigurojë që ato të trajtohen me kujdesin, vëmendjen dhe seriozitetin e duhur, në përputhje me ligjin dhe me rëndësinë e rrethanave të secilit rast”, thuhet në njoftim.Po ashtu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se është duke analizuar në mënyrë të gjithanshme veprimet dhe mosveprimet eventuale institucionale lidhur me trajtimin e rasteve që ishin raportuar më parë nga e ndjera.Ky proces synon të shqyrtojë mënyrën se si institucionet kompetente i kanë trajtuar rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj-Sylaj./Telegrafi.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…