SpiunazhiShabani e Qerimi në gjykatë lidhur me spiunazhin për BIA-n, dëshmitari zbulon detaje nga takime
2 min čitanja
Spiunazhi
Shabani e Qerimi në gjykatë lidhur me spiunazhin për BIA-n, dëshmitari zbulon detaje nga takime
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Sot, është mbajtur seanca e radhës për të akuzuarit Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi të cilët akuzohen për veprën penale “Spiunazh”.Në këtë seancë ka dëshmuar A.K., zyrtar policor i cili gjatë dëshmisë së tij tregoi se kishte punuar më herët me Muharrem Qerimin, por që mohoi se ky i fundit të ketë qenë informator i Policisë së Kosovës.Dëshmitari, i cili u mor në pyetje nga prokurori Bekim Kodraliu, tha se me Qerimin kishte punuar në një ekip hetimor për rreth dy vjet, pasi ky i fundit ishte transferuar nga rajoni i Ferizajt në Drejtorinë e Përgjithshme, përkatësisht në Departamentin e Hetimeve në Prishtinë. Ai deklaroi se pas largimit të Qerimit nga Policia e Kosovës nuk kishin pasur kontakt për një periudhë të gjatë, ndërsa takimet e tyre kishin rifilluar në vitin 2022.Dëshmitari shpjegoi se një nga detyrat e tij në polici kishte qenë trajtimi i burimeve të informacionit. Sipas tij, Qerimi gjatë takimeve i kishte thënë se kishte informacione për t’i dhënë, por ato nuk kishin qenë të sakta ose të plota.“Një ndër detyrat e mia ka qenë tregimi i burimit të informacionit. Herë pas here më ka takuar dhe më ka thënë se ka ndonjë informacion. Jo se ka dhënë ndonjëherë shumë informacion ose diçka të veçantë, por zakonisht si arsyetim për takim ka qenë dhënia e informacionit. Kur ka thirrë ka thënë se ka me dhënë diçka. Shumica e informacioneve ose nuk kanë qenë informacione të sakta ose jo të plota për punën. Jo, Muharremi nuk ka qenë informator i Policisë së Kosovës”, deklaroi dëshmitari.Ai tregoi edhe për një bisedë me Qerimin, gjatë së cilës, sipas tij, ia kishte bërë të qartë se pas largimit nga policia, nuk mund të diskutonin më në të njëjtën mënyrë si më parë.“Kjo ka ndodhur në këtë takimin që e potencova në vitin 2012, pak kohë kemi qenë në pauzë, pasi isha duke analizuar për të nxjerrë përfundime nga biseda me të, për një moment Muharremi më ka thënë se unë ty po të tregoj gjithçka, ti mua nuk po më tregon gjithçka. Ka ndryshuar mënyra e komunikimit pasi më nuk je
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.