Hjumi besonte se nuk ishim asgjë më shumë e asgjë më pak se njerëzorë: prandaj, ai është filozofi dashamirës, modest dhe bujar për të cilin kemi nevojë sot.Nga: Julian Baggini / aeon.co Përktheu: Agron ShalaSokrati vdiq duke pirë helm kukute pasi u dënua me vdekje nga populli i Athinës. Albert Kamy [Camus] e gjeti fundin në një makinë e cila, me shpejtësi të madhe, u mbështoll rreth një peme. Niçe [Nietzsche] ra në çmenduri pasi qau mbi një kalë të rrahur. Brezat e mëvonshëm i duan fundet tragjike, dhe kjo është një nga arsyet pse kulti i Dejvid Hjumit [David Hume, 1711-1776], me gjasë filozofit më të madh që ka nxjerrë ndonjëherë Perëndimi, nuk u përhap kurrë.Teksa Hjumi, në moshën 65-vjeçare, dergjej në shtratin e vdekjes në fund të një jete të lumtur, të suksesshme dhe, për atë kohë, të gjatë, ai i tha mjekut të tij: “Po vdes aq shpejt sa mund të dëshironin armiqtë e mi, nëse kam ndonjë, dhe aq lehtë e me gëzim sa mund të dëshironin miqtë e mi më të mirë”. Tri ditë para se të vdiste, më 25 gusht 1776 - me gjasë nga kanceri i barkut - mjeku i tij ende mund të raportonte se ai ishte “krejtësisht i lirë nga ankthi, padurimi ose dëshpërimi dhe e kalon kohën shumë mirë me ndihmën e librave zbavitës”.Kur erdhi fundi, Dr. Blleku [Black] raportoi se Hjumi “deri në fund mbeti plotësisht i kthjellët dhe pa shumë dhimbje apo ndjenja vuajtjeje. Ai nuk shfaqi kurrë as shenjën më të vogël të padurimit; por, kur i duhej të fliste me njerëzit përreth tij, gjithmonë e bënte këtë me dashuri dhe butësi ... Ai vdiq me një qetësi aq të lumtur mendore, sa asgjë s'mund t'i afrohej”.Gjatë jetës së tij, Hjumi njihej kryesisht si historian. Karriera e tij si filozof nisi në mënyrë jo fort të mbarë. Përpjekja e tij e parë, shumë e hershme, për të paraqitur sistemin e tij të ri gjithëpërfshirës të filozofisë, Traktat mbi natyrën njerëzore [A Treatise of Human Nature, 1739-1740], botuar kur ishte 26 vjeç, “nga shtypi doli vdekur që në lindje, pa arritur as aq famë sa të ngjallte qoftë edhe n
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.