Prokuroria themelore ne prishtineKryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në Prokurorinë Themelore në Prishtinë në rastin e Arlinda Zekajt
2 min čitanja
Prokuroria themelore ne prishtine
Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në Prokurorinë Themelore në Prishtinë në rastin e Arlinda Zekajt
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, në ushtrim të kompetencave të tij ligjore, ka nxjerrë tri (3) vendime për ricaktimin e lëndëve penale që ndërlidhen me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt, nga Prokuroria Themelore në Pejë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.Sipas një njoftimi për media thuhet se vendimet janë marrë në mbështetje të nenit 20, paragrafi 2, të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë të këtyre çështjeve, pasojat e rënda që kanë rezultuar, si dhe nevojën për të siguruar trajtimin e mëtejmë efikas, objektiv dhe të paanshëm të lëndëve. "Ricaktimi i këtyre lëndëve synon të sigurojë që ato të trajtohen me kujdesin, vëmendjen dhe seriozitetin e duhur, në përputhje me ligjin dhe me rëndësinë e rrethanave të secilit rast", thuhet në njoftim.Ndërkaq, siç thuhet në njoftim paralelisht me ricaktimin e lëndëve, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është duke analizuar në mënyrë të gjithanshme të gjitha veprimet dhe mosveprimet eventuale institucionale lidhur me trajtimin e rasteve të raportuara nga e ndjera."Ky proces përfshin shqyrtimin e kronologjisë së veprimeve të ndërmarra, vendimeve të nxjerra, vlerësimit të rrezikut dhe masave të ndërmarra për mbrojtjen e saj, si dhe të çdo rrethane tjetër relevante për përcaktimin e përgjegjësive eventuale. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do të kërkojë llogaridhënie të plotë për çdo shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprim që mund të konstatohet. Në rast se evidentohen shkelje ose përgjegjësi, do të ndërmerren masa rigoroze dhe do të kërkohet përgjegjësi për secilin zyrtar, në përputhje me ligjin dhe kompetencat përkatëse".Qëllimi i këtij procesi siç thuhet në njoftim është që të gjitha rrethanat të sqarohen plotësisht, të identifikohen mangësitë eventuale dhe të sigurohet që përgjegjësia institucionale dhe individuale të trajtohet me seriozitetin e duhur. "Vlerësimi do të zhvillohet mbi bazën e fakteve, dokumentacionit dhe provave përkatëse, pa paragjykuar paraprakisht përgjegjësinë e
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.