PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kantoni i freiburgutAksident në Zvicër, shtatë persona të plagosur në Matran
2 min čitanja
Kantoni i freiburgut

Aksident në Zvicër, shtatë persona të plagosur në Matran

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një aksident zinxhir mes katër automjeteve në afërsi të Matranit, në kantonin e Freiburgut, ka lënë shtatë persona të plagosur. Shoferi që dyshohet se e shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar.Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën pasdite në autostradën A12 në Zvicër, në drejtim të Bernës, duke shkaktuar lëndimin e shtatë personave dhe bllokimin e plotë të rrugës.Sipas policisë kantonale të Freiburgut, aksidenti ndodhi rreth orës 16:30, mes Matranit dhe daljes Fribourg-Sud, kur një automjet hyri në autostradë nga korsia e emergjencës, raporton Blick.Pak çaste më vonë, katër automjete u përfshinë në një përplasje zinxhir. Si pasojë, shtatë persona pësuan lëndime dhe u transportuan me ambulancë në spitale për trajtim mjekësor.Shoferi largohet pas aksidentitSipas të dhënave paraprake të policisë, drejtuesi i automjetit të parë vazhdoi rrugën pas përplasjes, pa qëndruar në vendin e ngjarjes. Identiteti i tij mbetet i panjohur, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar.Trafiku u bllokua, ambulancat u vonuanAutomjetet e përfshira në aksident mbetën të ndaluara në korsi, duke bllokuar plotësisht qarkullimin në këtë segment të autostradës, transmeton Telegrafi.Situata u rëndua edhe më shumë për shkak se drejtuesit e mjeteve të tjera nuk krijuan një korridor emergjence, çka vonoi mbërritjen e ekipeve të shpëtimit në vendin e aksidentit.Për shkak të operacionit të shpëtimit, hetimeve dhe largimit të automjeteve të dëmtuara, autostrada A12 u mbyll për rreth tri orë.Në vendngjarje u angazhuan edhe specialistët e Njësisë së Hetimit të Aksidenteve të Policisë Kantonale të Freiburgut, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të përplasjes.Hetimet për rastin janë ende në zhvillim./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një aksident zinxhir mes katër automjeteve në afërsi të Matranit, në kantonin e Freiburgut, ka lënë shtatë persona të plagosur. Shoferi që dyshohet se e shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar.Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën pasdite në autostradën A12 në Zvicër, në drejtim të Bernës, duke shkaktuar lëndimin e shtatë personave dhe bllokimin e plotë të rrugës.Sipas policisë kantonale të Freiburgut, aksidenti ndodhi rreth orës 16:30, mes Matranit dhe daljes Fribourg-Sud, kur një automjet hyri në autostradë nga korsia e emergjencës, raporton Blick.Pak çaste më vonë, katër automjete u përfshinë në një përplasje zinxhir. Si pasojë, shtatë persona pësuan lëndime dhe u transportuan me ambulancë në spitale për trajtim mjekësor.Shoferi largohet pas aksidentitSipas të dhënave paraprake të policisë, drejtuesi i automjetit të parë vazhdoi rrugën pas përplasjes, pa qëndruar në vendin e ngjarjes. Identiteti i tij mbetet i panjohur, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar.Trafiku u bllokua, ambulancat u vonuanAutomjetet e përfshira në aksident mbetën të ndaluara në korsi, duke bllokuar plotësisht qarkullimin në këtë segment të autostradës, transmeton Telegrafi.Situata u rëndua edhe më shumë për shkak se drejtuesit e mjeteve të tjera nuk krijuan një korridor emergjence, çka vonoi mbërritjen e ekipeve të shpëtimit në vendin e aksidentit.Për shkak të operacionit të shpëtimit, hetimeve dhe largimit të automjeteve të dëmtuara, autostrada A12 u mbyll për rreth tri orë.Në vendngjarje u angazhuan edhe specialistët e Njësisë së Hetimit të Aksidenteve të Policisë Kantonale të Freiburgut, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të përplasjes.Hetimet për rastin janë ende në zhvillim./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…