PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
PsgPSG-ja synon transferimin e ish-yllit të Barcelonës si zëvendësues të Kvaratskhelias
1 min čitanja
Psg

PSG-ja synon transferimin e ish-yllit të Barcelonës si zëvendësues të Kvaratskhelias

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Paris Saint-Germain ka nisur të shqyrtojë mundësitë në tregun e transferimeve pas lëndimit të rëndë të Khvicha Kvaratskhelias, ndërsa në listën e objektivave të klubit francez raportohet se është përfshirë edhe anësori maroken Ez Abde i Real Betisit.Lëndimi i reprezentuesit të Gjeorgjisë, i cili pësoi këputje të ligamentit ACL në përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, pritet ta mbajë atë jashtë fushave për disa muaj. Për këtë arsye, trajneri Luis Enrique dhe drejtuesit e PSG-së po shqyrtojnë alternativa për ta përforcuar repartin ofensiv.Abde ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij te Betisi. Sezonin e kaluar, 24-vjeçari regjistroi 15 gola dhe 13 asistime në 43 paraqitje, ndërsa në edicionin aktual 2026/27 ka shënuar tri gola në shtatë ndeshje të kampionatit, si dhe një gol në garat evropiane.Megjithatë, transferimi i marokenit nuk pritet të jetë i lehtë. Abde ka kontratë me klubin spanjoll deri në qershor të vitit 2029, ndërsa drejtuesit e Betisit kanë mbajtur një qëndrim të prerë për të ardhmen e tij.Sipas raportimeve, klubi nga Sevilja nuk do ta lehtësojë largimin e anësorit për një ofertë më të ulët se 55 milionë euro, shumë kjo që i afrohet klauzolës së tij të lirimit prej 60 milionë eurosh./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Paris Saint-Germain ka nisur të shqyrtojë mundësitë në tregun e transferimeve pas lëndimit të rëndë të Khvicha Kvaratskhelias, ndërsa në listën e objektivave të klubit francez raportohet se është përfshirë edhe anësori maroken Ez Abde i Real Betisit.Lëndimi i reprezentuesit të Gjeorgjisë, i cili pësoi këputje të ligamentit ACL në përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, pritet ta mbajë atë jashtë fushave për disa muaj. Për këtë arsye, trajneri Luis Enrique dhe drejtuesit e PSG-së po shqyrtojnë alternativa për ta përforcuar repartin ofensiv.Abde ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij te Betisi. Sezonin e kaluar, 24-vjeçari regjistroi 15 gola dhe 13 asistime në 43 paraqitje, ndërsa në edicionin aktual 2026/27 ka shënuar tri gola në shtatë ndeshje të kampionatit, si dhe një gol në garat evropiane.Megjithatë, transferimi i marokenit nuk pritet të jetë i lehtë. Abde ka kontratë me klubin spanjoll deri në qershor të vitit 2029, ndërsa drejtuesit e Betisit kanë mbajtur një qëndrim të prerë për të ardhmen e tij.Sipas raportimeve, klubi nga Sevilja nuk do ta lehtësojë largimin e anësorit për një ofertë më të ulët se 55 milionë euro, shumë kjo që i afrohet klauzolës së tij të lirimit prej 60 milionë eurosh./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…