HolandaGripi i shpendëve zbulohet në një fermë në Holandë, do të asgjësohen 45,000 pula
1 min čitanja
Holanda
Gripi i shpendëve zbulohet në një fermë në Holandë, do të asgjësohen 45,000 pula
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ministria holandeze e Bujqësisë njoftoi se gripi i shpendëve është zbuluar në një fermë shpendësh në Lutjegast, një fshat në provincën veriore holandeze të Groningenit, çka ka detyruar autoritetet të asgjësojnë 45,000 pula vezëtare.Sipas ministrisë, ky është rasti i parë i raportuar në Holandë që nga muaji korrik, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Sipas tyre, transmetuesi rajonal RTV NOF raportoi se ferma e prekur mban pula që bëjnë vezë.Autoritetet vendosën menjëherë një ndalim të transportit brenda një rrezeje prej 10 kilometrash nga ferma, për të parandaluar përhapjen e virusit.Ky ndalim përfshin transportin e shpendëve, vezëve, plehut dhe materialeve të përdorura për shtrojën e shpendëve brenda zonës së caktuar, e cila shtrihet në pjesë të provincave të Groningenit dhe Frieslandit.Sipas raportit, zona e kufizuar përfshin edhe 21 biznese të tjera bujqësore.Ministria deklaroi se, për momentin, ky shpërthim nuk e bën të nevojshme vendosjen e masave kufizuese për shpendët në nivel kombëtar apo rajonal. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.