Vizitorët në një pikë vëzhgimi të Koresë së Jugut, nga e cila mund të shihet Koreja e Veriut, thanë të martën se prania e artilerisë me tytat e drejtuara nga jugu përgjatë kufirit është shqetësuese, ndërsa tensionet mes dy vendeve po shtohen.Që nga shtatori, kur një shpërthim mine plagosi tre ushtarë të Koresë së Jugut, të dyja Koretë kanë shkëmbyer akuza të ashpra dhe kanë forcuar pozicionet e tyre përgjatë Zonës së Çmilitarizuar (DMZ) që i ndan ato. Koreja e Jugut ka kërkuar që Koreja e Veriut të kërkojë falje, ndërsa Pheniani e ka akuzuar Seulin se e ka trilluar incidentin.Kim Yo Jong, motra me ndikim e liderit të Koresë së Veriut, deklaroi të enjten e kaluar se Pheniani do të vendoste, brenda pak ditësh, altoparlantë përgjatë gjithë kufirit për të transmetuar propagandë kundër Koresë së Jugut, si dhe ka vënë në gatishmëri masa të reja kundërpërgjigjeje, të cilat nuk janë specifikuar, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.Ndërkohë, të premten, mediat e Koresë së Jugut fotografuan një mjet të blinduar që dukej qartë pranë kufirit.Sipas një dëshmitari të agjencisë Reuters, deri të hënën, aty ndodheshin tre mjete të tilla, me tytat e armëve të drejtuara nga jugu."E kisha parë vetëm në televizion që Koreja e Veriut kishte vendosur artileri 122-milimetërshe, por ta shohësh zonën vetë, të bën të kuptosh se sa real është rreziku", ka thënë Jang Gil-seong, një veteran lufte 83-vjeçar që ka luftuar në Luftën e Vietnamit. Ai ndodhej jashtë pikës së vëzhgimit Aegibong, e cila ofron pamje nga qarku Kaephung i Koresë së Veriut, në një distancë prej rreth 1,4 kilometrash."Jam vërtet i shqetësuar se sa shumë do t'i duhet të bëjë Koreja e Jugut për t'u përgatitur dhe për t'iu përgjigjur këtij kërcënimi në të ardhmen".Ndryshe, Zona e Çmilitarizuar (DMZ) vazhdon të tërheqë turistë vendas dhe të huaj, pavarësisht rritjeve periodike të tensioneve midis dy Koreve, të cilat teknikisht mbeten ende në gjendje lufte.Hannah Robbins, një turiste 28-vjeçare nga Kanadaja, tregoi se grupi i saj
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
